Divizioni për Planifikim Strategjik
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim Strategjik janë:
1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i Akademisë;
1.2. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të akademisë;
1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë;
1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek insitucionet relevante;
1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim Strategjik raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim Strategjik është dy (2).
Fitim Osmani
Udhëheqës i Divizionit për Planifikim Strategjik
Tel. + 383 (0) 28 590 070
E-mail: [email protected]
Adresa: AKSP – Vushtrri