DEPARTAMENTI PËR PLANIFIKIM STRATEGJIK DHE ÇËSHTJE LIGJORE

Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore

 

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore janë:

 

1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike dhe akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.2. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të Akademisë;

 

1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë me procesin e planifikimit buxhetor;

 

1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek insitucionet relevante;

 

1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë;

 

1.6. Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;

 

1.7. Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore tëkërkuara nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.8. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë;

 

1.9. Ofron ndihmë për strukturat organizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;

 

1.10. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore;

 

1.11. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.

 

2. Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm.

 

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

 

3.1. Divizioni për Planifikim Strategjik;

3.2. Divizioni për Çështje Ligjore.

 

4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore është shtatë (7). 

 

 

 

 

Shpend Shabani

Drejtori i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore

Tel. + 383 (0) 28 590 070

E-mail: [email protected]

Adresa: AKSP – Vushtrri