}

NewsArticle

26/06/2026

AKSP HAP THIRRJEN PËR PUNIME SHKENCORE PËR KONFERENCËN E V-të SHKENCORE NDËRKOMBËTARE NË SIGURI PUBLIKE

Vushtrri, 25 qershor 2026 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës V-të Shkencore Ndërkombëtare në Siguri Publike, e cila do të mbahet më 19-20 nëntor 2026 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

 

Tema e konferencës është: “Siguria Publike në Epokën Digjitale: Inteligjenca Artificiale, Kërcënimet Kibernetike dhe Sfidat Bashkëkohore”

 

Konferenca synon të shërbejë si platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe rezultateve të hulumtimeve shkencore në fushën e sigurisë publike, me fokus në transformimin digjital, inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë.

 

Ftohen të marrin pjesë studiues, profesorë universitarë, hulumtues, ekspertë të sigurisë, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, studentë të nivelit master dhe doktoratë, si dhe profesionistë të fushave relevante.

 

Abstraktet dhe punimet e pranuara do të publikohen në Librin e Punimeve të Konferencës (Conference Proceedings) me ISBN.

 

Afatet:

  • Afati për dorëzimin e abstrakteve: 15 shtator 2026

  • Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 25 shtator 2026

  • Afati i regjistrimit për pjesëmarrje: 30 shtator 2026

  • Dorëzimi i punimeve të plota: 25 tetor 2026

  • Publikimi i agjendës finale të konferencës: 10 nëntor 2026

  • Tarifa e pjesëmarrjes: Pa pagesë

  • Mbajtja e konferencës: 19-20 nëntor 2026

 

Abstraktet (deri 300 fjalë në shqip ose anglisht) dhe punimet e plota dërgohen në e-mail: [email protected]

 

Për informata të detajuara lidhur me konferencën, temat, afatet, udhëzimet për autorët dhe procedurat e aplikimit, ju lutemi konsultoni dokumentet e publikuara më poshtë.

 

Informata për kontakt:

 

Akademia e Kosovës për Siguri Publike

Rr. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Nr. 60, 42 000 Vushtrri, Republika e Kosovës

E-mail: [email protected] 

Tel: +383 28 590 070; Ext: 141

Web: https://aksp-ks.net/

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

AKSP nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Nexhat Jashari
AKSP nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Nexhat Jashari


Vushtrri, 26 qershor 2026 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizoi një ceremoni të veçantë gjatë së cilës familjes së të ndjerit Prof. Ass. Dr. Nexhat Jasharit iu nda Mirënjohja Post Mortem, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik dhe profesional në zhvillimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

 

Mirënjohja iu dorëzua bashkëshortes dhe fëmijëve të profesorit nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, z. Shpend Shabani, në praninë e u.d. Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike, Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, u.d. Prodekanes, Dr. sc. Anita Zenuni, si dhe u.d. Drejtorit të Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore, z. Fitim Osmani.

 

Me këtë akt simbolik, Akademia shprehu respektin dhe vlerësimin e saj institucional për figurën dhe veprën e Prof. Nexhat Jasharit, i cili gjatë angazhimit të tij dha një kontribut të çmuar në ngritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të Akademisë, e veçanërisht të arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike.

 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës