}

NewsArticle

27/06/2023

Telegram ngushëllimi

Vushtrri 27 qershor 2023 – Më pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë dr.sc. Nexhat Jashari profesor për shumë vite në Fakultetin e Sigurisë Publike.


Profesor Jashari do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në përgatitjen e shumë gjeneratave të studentëve.  Jashari ishte person me vlera të larta njerëzore, ishte atdhetar dhe intelektual.  

Vepra dhe puna e profesor Jasharit do të jetë frymëzuese për gjithë kolegët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, studentëve dhe gjithë atyre që e njohën, ndërsa në fushën e arsimit do të jetë përgjithmonë emër i respektuar dhe kontributdhënës në këtë fushë.

Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehi ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të  tij!

Profesor Jashari u prehtë të paqe!


Kastriot Jashari - zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt takimi i radhës i bordit
U mbajt takimi i radhës i bordit

Vushtrri, 16 qershor 2023 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u  mbajt mbledhja e rregullt e bordit ku u diskutuan çështjet kyçe rreth trajnimeve profesional dhe aktiviteteve që mbahen në Akademi. 


Në fillim u diskutua zgjedhja e kryesuesit të ri të bordit të Akademisë ku me shumicë të votave kryesues u zgjodh Kushtrim Hodaj, i cili njëheri është edhe Kryeshef Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës. 


Në këtë takim u diskutuan rreth disa çështjeve që kishin për qëllim përmirësimin e trajnimeve profesionale  në fushën e sigurisë publike. U vendos për krijimin e një grupi punës i cili do t’i kushtohet rishikimit të programeve dhe metodologjive të trajnimeve. Anëtarë të këtij grupi punës do të jenë zyrtarë nga agjencionet e sigurisë publike në vend.


Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutuan lidhur me procesin e akreditimit dhe validimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku gjatë këtij diskutimi u analizuan procedurat aktuale rreth akreditimit.


Në vazhdim u diskutuan informata për akreditimin institucional më qëllim të sigurimit të standardeve të larta të sigurisë së institucionit në tërësi. 


Në fund të takimit  zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari. përmendi disa aktivitete dhe vendime të rëndësishme që janë kryer në Akademi gjatë vitit që e lamë pas. Anëtarët e bordit shqyrtuan raportin vjetor të punës së Akademisë për vitin qe lamë pas  duke diskutuar kështu rreth objektivave për vitin aktuale. 


Në këtë mbledhje morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Besim Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahu, Taibe Canolli drejtoresh në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Bujar Gashi udhëheqës i drejtorisë për siguri publikë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shpresa Muharremi nga OSBE dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe  agjencionet e sigurisë publike në vend. 


Lexo më shumë
Një delegacion nga ambasada amerikane vizitoi AKSP-në
Një delegacion nga ambasada amerikane vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 12 korrik 2023 – Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në Kosovë i quajtur Elementi i Mbështetjes Civile Ushtarake të Ballkanit Jugor të Armatës së SHBA-ve. 



Delegacioni në fjalë i cili ishte i kryesuar nga Alexandra Erickson Oficere për  Çështje Bilaterale të ambasadës amerikane në Prishtinë, u takua  më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastritot Jashari, zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) Shefki Abdullahu dhe zyrtarë tjerë të Akademisë.



 Qëllimi  i vizitës ishte që të përkrahin Akademinë në ofrimin e trajnimit dhe çertifikimit të infermierëve  të emergjencës mjekësore.

 

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok mes  Elementit të  Mbështetjes Civile Ushtarake të Ballkanit Jugor të Armatës së SHBA-ve, Akademisë dhe AME-së.

 

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari e  informoi delegacionin për zhvillimet në Akademi dhe njëkohësisht foli për projektet dhe për trajnimet që mbahen në Akademi, për projektet që ka realizuara që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë publike.

 

Po ashtu gjatë takimit Jashari theksoi bashkëpunimin që ka Akademia më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vende të ndryshme evropiane. 

 

 

Më këtë rast drejtori Jashari u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më SHBA -të  të vazhdojë edhe më tutje në fushën e sigurisë publike.

 

 

Edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) Shefki Abdullahu  gjatë diskutimeve rreth ofrimit të trajnimit dhe çertifikimit të infermierëve  të emergjencës mjekësore u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.  



Në fund të vizitës delegacioni  fjalë u shprehen gatishmërinë e tyre  për  bashkëpunim më Akademinë. 




Delegacioni  nga Elementi i Mbështetjes Civile Ushtarake të Ballkanit Jugor të Armatës së SHBA-ve ishte në përbërje nga Charles Gough udhëheqës i Ekipit të Elementit të Mbështetjes Civile Ushtarake (EMCU), Benjamin Ambroggio rreshter,  Eric Stanley rreshter dhe Mitchell Harrison po ashtu rreshter  në Ekipi Mjekësor i Elementit Mbështetës Ushtarak Civil (EMCU).


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës