}

NewsArticle

16/06/2023

U mbajt takimi i radhës i bordit

Vushtrri, 16 qershor 2023 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u  mbajt mbledhja e rregullt e bordit ku u diskutuan çështjet kyçe rreth trajnimeve profesional dhe aktiviteteve që mbahen në Akademi. 


Në fillim u diskutua zgjedhja e kryesuesit të ri të bordit të Akademisë ku me shumicë të votave kryesues u zgjodh Kushtrim Hodaj, i cili njëheri është edhe Kryeshef Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës. 


Në këtë takim u diskutuan rreth disa çështjeve që kishin për qëllim përmirësimin e trajnimeve profesionale  në fushën e sigurisë publike. U vendos për krijimin e një grupi punës i cili do t’i kushtohet rishikimit të programeve dhe metodologjive të trajnimeve. Anëtarë të këtij grupi punës do të jenë zyrtarë nga agjencionet e sigurisë publike në vend.


Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutuan lidhur me procesin e akreditimit dhe validimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku gjatë këtij diskutimi u analizuan procedurat aktuale rreth akreditimit.


Në vazhdim u diskutuan informata për akreditimin institucional më qëllim të sigurimit të standardeve të larta të sigurisë së institucionit në tërësi. 


Në fund të takimit  zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari. përmendi disa aktivitete dhe vendime të rëndësishme që janë kryer në Akademi gjatë vitit që e lamë pas. Anëtarët e bordit shqyrtuan raportin vjetor të punës së Akademisë për vitin qe lamë pas  duke diskutuar kështu rreth objektivave për vitin aktuale. 


Në këtë mbledhje morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Besim Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahu, Taibe Canolli drejtoresh në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Bujar Gashi udhëheqës i drejtorisë për siguri publikë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shpresa Muharremi nga OSBE dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe  agjencionet e sigurisë publike në vend. 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave së Sigurisë nga Republika Çeke vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave së Sigurisë nga Republika Çeke vizitoi Akademinë

Vushtrri,  31 maj 2023 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi  një delegacion nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke i kryesuar nga drejtori i këtij inspektorati, Radim Dragoun. 


Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. 


Qëllimi i vizitës se delagcionit  në fjalë,  në përbërje edhe të  zëvendësdrejtorit, Vít Hendrych dhe udhëheqësit për Çështje Ligjore dhe të Jashtme , Josef Ježek, ishte që të njihen më për se afermi me  misionin dhe vizionin e Akademisë.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari,  u shpreh i knaqur rreth vizitës se  delegacionit të Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë nga Republika Çeke.


Jashari gjatë takimit e informoi delegacionin çek për zhvillimet dhe aktivitetet që do të realizohen në të ardhmen në Akademi.



Tutje, drejtori Jashari foli edhe rreth bashkëpunimit që ka Akademia me institucionet përkatëse të Republikës së Çekisë, të cilin aktualisht  e zhvillon përmes pjesëmarrjes së saj në asociacione dhe mekanizma evropiane, siç janë Agjencia e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe Asociacioni i Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrfikjes (EFSCA). 


Ndërsa, drejtori i Inspektoratit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Republikës Çeke, Radim Dragoun,  duke folur rreth mandatit të institucionit që ai drejton, shprehu interesimin e tij rreth trajnimeve dhe arsimit të lartë që zhvillohet në Akdemi për agjencionet e sigurisë publike.





Delegacioni nga  Inspektorati i Përgjithshëm i Forcave të Sigurisë dhe menaxhmenti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u dakorduan  për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.


Delegacioni në fjalë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqruar  nga Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj.


Lexo më shumë
Telegram ngushëllimi
Telegram ngushëllimi

Vushtrri 27 qershor 2023 – Më pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë dr.sc. Nexhat Jashari profesor për shumë vite në Fakultetin e Sigurisë Publike.


Profesor Jashari do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në përgatitjen e shumë gjeneratave të studentëve.  Jashari ishte person me vlera të larta njerëzore, ishte atdhetar dhe intelektual.  

Vepra dhe puna e profesor Jasharit do të jetë frymëzuese për gjithë kolegët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, studentëve dhe gjithë atyre që e njohën, ndërsa në fushën e arsimit do të jetë përgjithmonë emër i respektuar dhe kontributdhënës në këtë fushë.

Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehi ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të  tij!

Profesor Jashari u prehtë të paqe!


Kastriot Jashari - zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës