}

NewsArticle

08/07/2022

Disa nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri,  05 korrik 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  u mbajt një takim informues se si të rinjtë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të inkuadrohen në institucionet e sigurisë publike në Kosovë, konkretisht në Policinë e Kosovës. Kjo vizitë u organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë.   

 

Në këtë takim informues morën pjesë afër tridhjetë nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë.  

Për procedurat e rekrutimit se si  bëhen  pjesë e Policisë së Kosovës të rinjtë nga komunitetet në fjalë i informoj majori i Policisë së Kosovës Faik Krasniqi. Gjatë këtij takimi majori Krasniqi i inkurajoi nxënësit nga komunitetet jo shumicë që të vazhdojnë shkollimin e tyre. 


Në  takim mori pjesë edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Kastriot Jashari. Ai më këtë rast falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen në zhvillimin e Akademisë që nga themelimi i saj e deri më sot.  “OSBE ka qenë partner i përhershëm i Akademisë që nga themelimi i saj. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari.

Jashari  u shprehur i  gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me OSBE-në në fushën e sundimit të ligjit, fuqizimin e rinisë në sektorin e sigurisë. 

 

Ndërsa udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë ambasadori Michael Davenport falënderojë menaxhmentin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Policinë e Kosovës  për marrjen e kësaj iniciative të përbashkët  dhe të rëndësishme. Davenport, shprehi gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen e përfshirjes dhe përfaqësimit të balancuar të komuniteteve dhe gjinive në institucionet e sigurisë. 

 

Ambasadori Michael Davenport dhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari ju dhanë  mirënjohje nxënësve  dhe i inkurajuan që të marrin në konsideratë rrugët e karrierës në polici. 

Të rinjtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës  të cilët ishin të shoqëruar nga  Sophie Guesne drejtoreshë e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë,  Aleksandra Jovanoviq  zyrtare e lartë për komunitete dhe  Maja Lehner zyrtare për të drejtat e njeriut vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si dhe hapësirën e ekspozimit të uniformave dhe pajisjeve tjera të institucioneve të sigurisë publike, donacion nga misioni i OSBE-së.  


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Një delegacion nga Garda Kombëtare   e IOWA-së  vizitoi Akademinë
Një delegacion nga Garda Kombëtare e IOWA-së vizitoi Akademinë

Vushtrri, 05 korrik 2022 –Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi sot një delegacion i Gardës Kombëtare nga IOWA  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jasharin. 

Delegacioni ishte i kryesuar nga Kirk Westvold asistent i shefit të policisë të qytetit Norwalk  të IOWA –së. 

Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe shteti të IOWA.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.


Gjatë këtij takimi  Jashari foli për trajnimet që mbahen në akademi  ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia  të cilat kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. 

Po ashtu delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë në theks të veçantë më SHBA-në 


Ndërsa delegacioni nga IOWA-së  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi. 

Delegacioni në fjalë u shprehen të hapur që bashkëpunimi me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit të vazhdojë edhe me tutje. 


 

Lexo më shumë
Në Akademi fillojë trajnimin gjenerata e 57 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Në Akademi fillojë trajnimin gjenerata e 57 e kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 12 korrik 2022  - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot fillojë trajnimin programi profesional  “Polic i Ri”,  gjenerata e 57 e kadetëve të Policisë së Kosovës. 

 

 

Kadetë  do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar  në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. 


Trajnimi i cili do të zgjatë deri më 17 shkurt 2023  do ta vijojnë  448 kadet të Policisë së Kosovës. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës