}

NewsArticle

06/07/2022

Një delegacion nga Garda Kombëtare e IOWA-së vizitoi Akademinë

Vushtrri, 05 korrik 2022 –Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi sot një delegacion i Gardës Kombëtare nga IOWA  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jasharin. 

Delegacioni ishte i kryesuar nga Kirk Westvold asistent i shefit të policisë të qytetit Norwalk  të IOWA –së. 

Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe shteti të IOWA.


Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.


Gjatë këtij takimi  Jashari foli për trajnimet që mbahen në akademi  ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia  të cilat kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike. 

Po ashtu delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë në theks të veçantë më SHBA-në 


Ndërsa delegacioni nga IOWA-së  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi. 

Delegacioni në fjalë u shprehen të hapur që bashkëpunimi me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit të vazhdojë edhe me tutje. 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi u mbajt takimi i radhës i bordit
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i bordit

Vushtrri, 01 korrik 2022 – Në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt  takimi i radhës i bordit  ku u diskutuan  rreth zhvillimeve të fundit në Akademi. 

Gjatë takimit anëtaret e bordit u  njoftuan për fillimin e trajnimeve profesional të kadetëve të rinj të Policisë dhe Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). 


Në vazhdim  të takimit anëtarët e bordit kanë diskutuar për përcaktimin e kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2022/23 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.


Zëvendësuesi i Drejtori të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari i  njoftoi anëtaret  e bordit rreth ecurisë së punës si dhe për  trajnimet dhe aktivitetet që janë duke u mbajtur në Akademi.  

Jashari tha së Akademia e Kosovës për Siguri Publike i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e trajnimit të gjeneratës së re të Policisë së Kosovës dhe atë të Shërbimit Korrektues të Kosovës që tashmë ja ka filluar.

Pikë e rendit të ditës ishte edhe  njoftimi për dinamikën e punës dhe aktiviteteve të grupit punës për hartimin e dokumenteve përkatëse për hapjen e programit master në sigurinë publike në Fakultetin e Sigurisë Publike. 


Tutje anëtaret e bordit përveç tjerash u njoftuan edhe për ecurinë e ri akreditimit të Akademisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare. 


Në këtë takim morën pjesë zëvendësuesi i  Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti njëherit edhe kryesues i bordit, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sporvues të Kosovës Arsim Tahiri, udhëheqësi i Departamentit për Menaxhimin e Ankesave në Inspektoratin Policor të Kosovës Bajram Fetahu, udhëheqës i Departamentit në Drejtorinë e Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës Driton Azemi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë. 




 

Lexo më shumë
Disa nxënës  nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës vizituan Akademinë
Disa nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri,  05 korrik 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  u mbajt një takim informues se si të rinjtë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të inkuadrohen në institucionet e sigurisë publike në Kosovë, konkretisht në Policinë e Kosovës. Kjo vizitë u organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë.   

 

Në këtë takim informues morën pjesë afër tridhjetë nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë.  

Për procedurat e rekrutimit se si  bëhen  pjesë e Policisë së Kosovës të rinjtë nga komunitetet në fjalë i informoj majori i Policisë së Kosovës Faik Krasniqi. Gjatë këtij takimi majori Krasniqi i inkurajoi nxënësit nga komunitetet jo shumicë që të vazhdojnë shkollimin e tyre. 


Në  takim mori pjesë edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Kastriot Jashari. Ai më këtë rast falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen në zhvillimin e Akademisë që nga themelimi i saj e deri më sot.  “OSBE ka qenë partner i përhershëm i Akademisë që nga themelimi i saj. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari.

Jashari  u shprehur i  gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me OSBE-në në fushën e sundimit të ligjit, fuqizimin e rinisë në sektorin e sigurisë. 

 

Ndërsa udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë ambasadori Michael Davenport falënderojë menaxhmentin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Policinë e Kosovës  për marrjen e kësaj iniciative të përbashkët  dhe të rëndësishme. Davenport, shprehi gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen e përfshirjes dhe përfaqësimit të balancuar të komuniteteve dhe gjinive në institucionet e sigurisë. 

 

Ambasadori Michael Davenport dhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari ju dhanë  mirënjohje nxënësve  dhe i inkurajuan që të marrin në konsideratë rrugët e karrierës në polici. 

Të rinjtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës  të cilët ishin të shoqëruar nga  Sophie Guesne drejtoreshë e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë,  Aleksandra Jovanoviq  zyrtare e lartë për komunitete dhe  Maja Lehner zyrtare për të drejtat e njeriut vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si dhe hapësirën e ekspozimit të uniformave dhe pajisjeve tjera të institucioneve të sigurisë publike, donacion nga misioni i OSBE-së.  


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës