16/06/2021
Shefi i misionit të OSBE-së diplomati Michael Davenport vizitoi Akademinë
Vushtrri, 16 qershor 2021 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, priti sot në takim shefin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, diplomatin Michael Davenport.
Qëllimi i vizitës ishte që të njihet më për se afërmi më punën, misionin dhe zhvillimet në Akademi.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha e njoftoi delegacionin e OSBE-së për aktivitetet, trajnimet aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi si dhe për ato që do të mbahen në të ardhmen e afër.
Duke e falënderuar ambasadorin Davenport për vizitën, drejtori Berisha foli para delegacionit edhe për proceset që ka kaluar Akademia në realizimin e projekteve gjatë periudhës së pandemisë.
“Edhe pse ka qenë një situatë jo e mirë për shkak të COVID 19, Akademia ka realizuar po thuajse të gjitha projektet e saj, gjithmonë duke i respektuar masat e caktuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës”, tha Berisha.
Drejtori Berisha e falënderoi ambasadorin dhe OSBE-në për ndihmën dhe mbështetjen që ja bënë Akademisë në vazhdimësi.
Berisha u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më OSBE-në të vazhdojë edhe me tutje.
“Akademia ka shënuar progres falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë siç janë OSBE, ICITAP si dhe punës së palodhshme të stafit”, u shpreh Berisha
Ndërsa, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovës Michael Davenport e falënderoi drejtorin Berisha për pritjen.
Davenport e vlerësoi lartë punën që është bërë deri me tani në Akademi.
Ambasadori Davenport tha se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Akademisë ka qenë dhe do të vazhdojë edhe me tutje në fushën e sigurisë publike.
“Ju sugjerojmë që ju të vazhdoni edhe me tutje me punën e mirë që e bëni. Marrëdhënia e OSBE-së më Akademinë ka qenë speciale në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Davenport.
Davenport vlerësoj se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për zyrtaret e sigurisë publike.
Gjatë vizitës në Akademi, ambasadori Davenport vizitoi edhe kadetët e gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës, ku më këtë rast kolonel Agron Rukiqi e njoftoi për mbarëvajtjen e trajnimit profesional “Polic i Ri” të kësaj gjenerate.
Gjithashtu ambasadori e përgëzoj Akademinë dhe agjencionet e sigurisë publike për punën e përbashkët që e bëjnë.
Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi e njoftoi delegacionin e OSBE-së me proceset e fakultetit.
“Fakulteti i Sigurisë Publike u themelua me qëllim të avancimit të zyrtarëve të sigurisë publike dhe mund të themi se kemi arritur ti përmbushim objektivat tona”, u shpreh Gashi duke thënë se fakulteti pretendohet që në të ardhmen të jetë i hapur edhe për studimet master.
Në takimin me ambasadorin Davenport morën pjesë edhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi.
Shefi i ri i OSBE-së Michael Davenport gjatë vizitës së tij në Akademiishte i shoqëruar nga zëvendës drejtori i Departamentit për Rend dheSiguri Publike në OSBE Zoran Mitrevski dhe Shpesa Muharremi zyrtare elartë në OSBE.
Ndryshe delegacioni i OSBE-së vizitoi kampusin e Akademisë ku u njoftua me gjitha kapacitet e infrastrukturës që ka Akademia