}

NewsArticle

09/06/2021

Studentët e UBT-së vizituan Akademinë

Vushtrri,  09 qershor 2021 -  Një  grup i studentëve të Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) të udhëhequr nga profesor Arian Kadriu, sot vizituan  Akademinë e Kosovës  për Siguri Publike (AKSP) ku u takuan me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë  Publike (FSP)  Bejtush Gashin,  prodekani Nexhat Jasharin dhe stafin tjetër të FSP-së.

Qëllimi i vizitës ishte që studentët të njihen më për se afërmi me funksionimin e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Gjatë kësaj vizite para studentëve të  UBT-së u bë një prezantim për rolin, misionin e Akademisë dhe për programin studimor të FSP-së.  


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi para studentëve   bëri një përmbledhje  në pika të shkurta rreth historikut dhe sfidave më të cilat janë përballur gjatë procesit  deri në hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Dekani Gashi duke folur rreth programit të arsimit të lartë në fushën e sigurisë publike për të gjithë zbatuesit e ligjit, tha se  programi i cili zbatohet në Fakultetin e Sigurisë Publike është  në përputhje me procesin e Bolonjes, përkatësisht me standardet evropiane.  “Është program që më parë nuk kishte ekzistuar jo vetëm në Akademi, por as në Kosovë dhe në Regjion”, tha Gashi.

Studentet e UBT-së gjatë kësaj vizite patën rastin të shkëmbejnë përvoja dhe të shtjellojnë çështje të ndryshme me stafin akademik të Fakultetit të Sigurisë Publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kadetët dhe stafi i Akademisë dhuruan gjak
Kadetët dhe stafi i Akademisë dhuruan gjak

Vushtrri, 18 maj 2021 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  një numër i madh i kadetëve të Policisë së Kosovës, instruktorëve dhe stafi i Akademisë në mënyrë vullnetare dhuruan gjak.

Në Akademi u zhvillua një aksioni një ditorë i dhurimit të gjakut në mënyrë vullnetare, ku gjatë këtij aksioni u mblodhën mbi 100 doza gjak.    

Personeli mjekësor i Transfuzionit Kombëtar të Gjakut dhe ai i Akademisë vlerësuan lartë këtë aksioni dhe falënderuan  të gjitha ata që në mënyrë vullnetare iu përgjigjen këtij aksioni.

Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është  realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe me ekipin mjekësor të  AKSP-së.

Lexo më shumë
Shefi i misionit të OSBE-së  diplomati Michael Davenport vizitoi Akademinë
Shefi i misionit të OSBE-së diplomati Michael Davenport vizitoi Akademinë

Vushtrri, 16 qershor 2021 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, priti sot në takim shefin e  Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, diplomatin Michael Davenport.


Qëllimi i vizitës ishte që të njihet më për se afërmi më punën, misionin dhe  zhvillimet në Akademi.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha e njoftoi delegacionin e OSBE-së  për aktivitetet, trajnimet aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi si dhe për ato që do të mbahen në të ardhmen e afër.


Duke e falënderuar ambasadorin Davenport për vizitën, drejtori Berisha  foli para delegacionit edhe për proceset që  ka kaluar  Akademia në realizimin e projekteve gjatë periudhës së pandemisë.


“Edhe pse ka qenë një situatë jo e mirë për shkak të COVID 19, Akademia ka realizuar po thuajse të gjitha projektet e saj, gjithmonë duke i respektuar masat e caktuar nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës”, tha Berisha.



Drejtori Berisha e  falënderoi ambasadorin dhe OSBE-në për ndihmën dhe mbështetjen që ja bënë Akademisë në vazhdimësi.

Berisha u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi më OSBE-në të vazhdojë edhe me tutje.

“Akademia ka shënuar progres falë mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë siç janë OSBE, ICITAP si dhe punës së palodhshme të stafit”, u shpreh Berisha

Ndërsa, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovës Michael Davenport e falënderoi drejtorin Berisha për pritjen. 

Davenport e vlerësoi  lartë punën që është bërë deri me tani në Akademi.   


Ambasadori Davenport tha se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe Akademisë ka qenë dhe do të vazhdojë edhe me tutje në fushën e sigurisë publike.

“Ju sugjerojmë që ju të vazhdoni edhe me tutje me punën e mirë që  e bëni. Marrëdhënia e OSBE-së më Akademinë ka qenë speciale në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Davenport.


Davenport vlerësoj se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe për zyrtaret e sigurisë publike.

Gjatë vizitës në Akademi, ambasadori Davenport vizitoi edhe kadetët e gjeneratës së 56 të Policisë së Kosovës, ku më këtë rast kolonel Agron Rukiqi e njoftoi për mbarëvajtjen e trajnimit profesional “Polic i Ri”  të kësaj gjenerate.


Gjithashtu ambasadori e përgëzoj Akademinë dhe agjencionet e sigurisë publike për punën e përbashkët që  e bëjnë.

 Ndërkaq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi  e njoftoi delegacionin e OSBE-së me proceset e fakultetit.


“Fakulteti i Sigurisë Publike u themelua me qëllim të avancimit të zyrtarëve të sigurisë publike dhe mund të themi se kemi arritur  ti përmbushim objektivat tona”, u shpreh Gashi duke thënë se fakulteti pretendohet që në të ardhmen të jetë i hapur edhe për studimet master.

Në takimin me ambasadorin Davenport morën pjesë edhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi.

Shefi i ri i OSBE-së Michael Davenport  gjatë vizitës së tij në Akademiishte i shoqëruar nga zëvendës drejtori i Departamentit për Rend dheSiguri Publike në OSBE Zoran Mitrevski dhe Shpesa Muharremi zyrtare elartë në OSBE.

 

Ndryshe delegacioni i OSBE-së  vizitoi kampusin e Akademisë ku u njoftua me gjitha kapacitet e infrastrukturës që ka Akademia
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës