}

NewsArticle

03/03/2021

Drejtori Berisha u takua me drejtorin Anderson

Vushtrri, 03 mars 2021 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë  Edward Anderson, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha. Gjatë takimit të dyja palët u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tutje  në realizmin e projekteve të Akademisë që lidhen më fushën e  trajnimeve për zbatuesit e ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha falënderoi OSBE-në për përkrahjen e dhënë Kosovës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë.

Po ashtu drejtorit Berisha vlerësoj se me ndihmën e  partnerëve ndërkombëtarë siç është OSBE  janë realizuar shumë projekte që lidhën më fushën e sigurisë.

Berisha foli edhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Akademia, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me OSBE-në dhe gjitha agjencionet e sigurisë publike.

Ndërsa, drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward Anderson e konfirmoi se përkrahja e OSBE-së  ndaj Akademisë  nuk do të mungojë asnjëherë, duke theksuar se sektori i sigurisë publike ka një rëndësi të veçantë për vendi.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë
U mbajt mbledhja e radhës së Bordit të Akademisë


Vushtrri, 23 shkurt 2021 –
Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot  mbajti takimin e radhës ku u diskutua rreth planit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, trajnime  që do të mbahen  gjatë vitit 2021.  

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Arton Berisha, duke përshëndetur anëtarët e bordit, tha se qëllimi i planit të trajnimeve është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për institucionet e sigurisë publike.

“Plani i trajnimeve është një dokument unik i përfshirjes së të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore përmes së cilës arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Berisha.

Drejtori Berisha duke folur rreth trajnimeve vlerësoj se plani në fjalë  përmbush nevojat e adresuara për pjesëmarrje në trajnimet e parapara dhe të planifikuara bazuar në interesat e institucioneve përkatëse të sigurisë publike.

“Plani i trajnimeve paraqet koordinim dhe bashkëpunim në mes të Akademisë, institucioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e trajnimeve, përmes së cilit rritet efikasiteti i zyrtarëve të sigurisë publike në përditshmërinë e zbatimit të detyrave të tyre”, u shpreh Berisha


Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtua edhe raporti vjetor i punës së Akademisë gjatë vitit që e lamë pas.

Drejtori i Përgjithshëm Arton Berisha tha se edhe përkundër situatës se pandemisë Covid 19, Akademia ka arritur që t’i realizoj po thuajse të gjitha aktivitetet e parapara, gjithmonë duke respektuar masat e përcaktuara për mbrojtje  nga Covidi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani.  


Në mbledhjen e bordit të Akademisë u  shqyrtua edhe miratimi i kurrikulave të trajnimeve profesionale të institucioneve të sigurisë publike.

Po ashtu gjatë mbledhjes u rizgjodh kryesues i Bordit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Nehat Thaçi.


Gjatë takimit foli edhe  Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson i  cili tha se OSBE ka një bashkëpunim të mirë më Akademinë dhe më institucionet tjera të sigurisë publike.  Anderson tha se OSBE është  e gatshme të ofroj ndihmë Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë publike në Kosovë.

Në takim  morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Arton Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi – kryesues i Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra,  Ud/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Bajram Rexha,  Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit  Sprovues të Kosovës Kadri Haliti, Kryshefi  Ekzekutiv  i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda,  Drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Edward T. Anderson, zyrtarja e lartë nga kjo organizatë Shpresa Muharremi si dhe zyrtarë tjerë nga Institucionet e Sigurisë Publike dhe Akademisë.

Lexo më shumë
Drejtori Berisha u takua me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe
Drejtori Berisha u takua me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe
Vushtrri, 03 mars 2021 - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Arton Berisha u takua sot me Atasheun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe, ku tema e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Akademisë dhe ICITAP-it.

Gjatë takimit hyrës, Drejtori Berisha siguroi se misioni dhe vizioni i Akademisë do të vazhdojë t'i ruaj standardet e larta të trajnimit dhe arsimit të lartë për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike.

Duke shprehur angazhimin e tij për ta vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen, Drejtori Berisha e falënderoi ICITAP-in dhe Drejtoreshën Riffe për mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane i ka dhënë Kosovës, në veçanti Akademisë.

Berisha tha se ICITAP ka qenë një partner afatgjatë dhe ka ndihmuar Akademinë në realizimin e qëllimeve dhe standardeve të tyre.

“Pa kontributin e ICITAP-it nuk do të ishte e mundur të mendohet zhvillimi i kësaj Akademie deri në këtë stad, apo nivel të lartë të arritjes se standardeve ndërkombëtare. ICITAP-i vazhdimisht e ka ndihmuar Akademinë nëpër të gjitha fazat e saj të zhvillimit dhe ende vazhdon të përkrahet fuqishëm, për çka  edhe ju jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Berisha, duke thënë se Akademia ende ka nevojë për ndihmë nga partnerët e saj  ndërkombëtarë siç është ICITAP-i.  

Më tej, gjatë takimit, Atasheu i DOJ-ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe u informua për procesin e ri-akreditimit përmes planeve të IADLEST-it dhe zbatimit të tyre.

Ndërsa Atasheu i Programit të DOJ-ICITAP-it në Kosovë shprehu gatishmërinë e saj për ta vazhduar mbështetjen për Akademinë përmes programit ICITAP-it në zbatimin e trajnimeve për zyrtarët për siguri publike, ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërtimit të kapaciteteve për zbatimin e ligjit në mënyrë që të rritet mjedisi i sigurt dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

\\\"Qëllimi i ICITAP-it është që ta ndihmojë Akademinë për ti forcuar aftësitë e tyre për ti ngritur shkathtësitë e studentëve të saj në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Inspektoratin Policor, etj. Përgjegjësia juaj për zhvillimin e tyre është thelbësore për suksesin e tyre. AKSP-ja mund ti festoj arritjet e veta në fitimin e akreditimit ndërkombëtar duke i zhvilluar dhe ngritur aftësitë dhe njohuritë e institucioneve të cilave u shërbejnë, dhe ne shohim se kjo do të vazhdojë dhe përmirësohet edhe në të ardhmen\\\", tha znj. Riffe.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës