}

NewsArticle

18/01/2021

Në Akademi fillojë trajnimin gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 18 janar 2021 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot fillojë trajnimin programi profesional  “Polic i Ri”,  gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës. 

 

Më rastin e fillimit të trajnimit bazikë, kadetët i  përshëndeti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Rrahim Rexha. Rexha duke iu ofruar mbështetje të vazhdueshme të gjithë zyrtarëve të sigurisë publike që trajnohen në Akademi, i inkurajoj kadetët në rrugëtimin e tyre dhe ju dëshiroj suksese. 

 

Kadetët e rinj i përshëndeti  edhe drejtori i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës në Akademi Agron Rukiqi.  Duke iu dëshiruar suksese kadetëve,  Rukiqi para tyre foli edhe për masat mbrojtëse  kundër  Covid 19.

 

Numri i kadetëve të rinj të cilët do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar  në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit është 207.


Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës  ka marrë të gjitha masat  për mbrojtje nga pandemia COVID-19,  që trajnimi të fillojë duke respektuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga QSU-ja e FSK-së vizitoi Akademinë
Një delegacion nga QSU-ja e FSK-së vizitoi Akademinë

Vushtrri, 10 dhjetor 2020 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP),  sot e vizitoi një delegacion nga Qendra për Studime  Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i udhëhequr nga komandanti i QSU-së Ali Haxhimustafa.

Delegacioni i përbërë nga komandanti Haxhimustafa, zv/komandanti Lirim Bllaca dhe koordinatori i cilësisë në QSU-së  Nysret Llapashtica, u prit nga Rrahim Rexha zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi,  Avni Istrefi  Udhëheqës  i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Emin Uka  Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë.  

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qendrës për Studime Universitare të FSK-së sa i përket arsimimit dhe trajnimit të pjesëtarëve të fushës së sigurisë publike.  

Gjatë takimit delegacioni në fjalë u njoftuan me proceset dhe zhvillimet e fundit në  Akademi.

Më ketë rast zv/Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Rrahim Rexha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për të dy institucionet.

Kurse delegacioni nga QSU e FSK-së shprehen interesimin e tyre rreth aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin për bashkëpunim sidomos në arsimimin e  kadetëve në fushën e sigurisë.

Në fund të takimi delegacioni  falënderoj  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për kontributin e dhënë dhe ndihmën e ofruar në procesin e akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë.  

 

Lexo më shumë
U mbajt konferenca e III shkencore “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID 19”
U mbajt konferenca e III shkencore “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID 19”


Vushtrri, 29 janar 2021  –
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt konferenca e tretë  shkencore ndërkombëtare me temën  “Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana të pandemisë COVID 19”,  e organizuar nga Fakulteti i Sigurisë Publike në Akademi.

Të gjithë pjesëmarrësit prezantuan modelet  që kanë përdorur  vendet prej nga vijnë ata për parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19.  Po ashtu në këtë konferencë u paraqiten edhe vështirësitë që institucionet e sigurisë kanë pasur dhe kanë gjatë kësaj periudhe pandemie.



Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi, duke falënderuar pjesëmarrësit në këtë konferencë, tha se mbajtja e kësaj konference është  shumë e rëndësishme për të debatuar  rreth sfidave më të cilat ballafaqohen institucionet e sigurisë publike në këtë kohë pandemie.


“Në këtë konferencë subjekt kryesor janë ‘Sfidat e funksionimit të institucioneve të sigurisë publike në rrethana pandemie COVID 19’, duke gërshetuar fusha më rëndësi të veçantë duke parë modele të funksionimit të institucioneve të sigurisë publik, arsimore dhe trajnuese të vendeve të ndryshme në rrethana pandemie, por edhe përvojat apo sfidat e kaluara dhe aktuale në rrethana të pandemisë globale COVID 19”, u shpreh dekani Gashi  duke thënë se pandemia COVID 19 ka krijuar gjendje sfiduese në të gjitha fushat, veçanërisht sipas tij në fushën e sigurisë publike.



“Aktualisht shtetet përballen me një stagnim apo edhe lëndim të një mori procesesh, sepse janë shkaktuar dëme të madha ekonomike, sociale e politike. Kufijtë shtetëror janë pothuajse të mbyllur, ekonomitë janë në stagnim, gjendje e jashtëzakonshme është në të gjitha shtetet , qytetarët ende janë në izolim dhe pandemia ende paraqet kërcenim vdekjeprurës për njerëzit”, tha Gashi.



Përveç problemeve tjera që lidhen me sfidat që kanë pasur institucionet e sigurisë gjatë kësaj kohe pandemie, Dekani Gashi foli edhe rreth zhvillimit të teknologjisë i cili vlerësoj si një nder çështjet mjaftë të rëndësishme në këtë periudhë izolimi.

“Ndikimi i gjithë këtyre zhvillimeve të lartcekura dhe virusi COVID 19 i kanë dhënë një kahja të re gjithashtu dhe arsimit të lartë, ku metoda e imponuar online e ligjëratave ka rezultuar të jetë tejet sfiduese dhe për një kohë të shkurtër të aplikimit të saj lë për tu dëshiruar”, tha Gashi.

Dekani Gashi vlerësoj se konkluzionet e dala nga konferenca në fjalë do të jenë një kontribut i çmuar për institucionet e sigurisë publike dhe institucionet tjera në parandalimin dhe tejkalimin e sfidave të kësaj pandemie.


Pjesëmarrësit e konferencës së tretë shkencore ndërkombëtare i përshëndeti edhe drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme Rrahim Rexha. 

Rrexha vlerësoj lartë se mbajtja e një konferencë të tillë në këtë situatë pandemie është mjaftë e rëndësishme për institucionet e sigurisë.

Rexha tha se gjatë kësaj konferencë do të mësojmë modele të reja se si vendet tjera eliminojnë sfidat për të parandaluar përhapjen e virusit COVID 19. Ndërkohë që u shpreh se Akademia do të ofroj përkrahje gjithmonë institucioneve të sigurisë publike në vend.



Konferenca u zhvillua në katër sesione shkencore në të cilën morën pjesë studiues  nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Hungaria etj ku prezantuan punimet e tyre të cilat arritën ti përmbushin me sukses qëllimet e kësaj konference.


Në këtë konferencë e cila u mbajt online pjesëmarrës ishin;  Bejtush Gashi dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Rrahim Rexha drejtor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Bilbil Mema drejtor i Akademisë së Sigurisë në Shqipëri, Peter Ruzsonyi dekan i Fakultetit të Zbatimit të Ligjit në Universitetin e Shërbimit Publik në Hungari, Nikola Dujovski dekan i Fakultetit të Sigurisë të Universitetit “St Kliment Ohridski” në Maqedoninë e Veriut, John Fisher  udhëheqës i Departamentit të Shërbimeve të Emergjencës në Universitetin Valley në Utah në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,   Carsten Twelmeier udhëheqës i Bashkëpunimit ndërkombëtarë në  Universitetin Policor Gjerman si dhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë publike në Kosovë rajon dhe më gjërë.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës