}

NewsArticle

10/12/2020

Një delegacion nga QSU-ja e FSK-së vizitoi Akademinë

Vushtrri, 10 dhjetor 2020 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP),  sot e vizitoi një delegacion nga Qendra për Studime  Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i udhëhequr nga komandanti i QSU-së Ali Haxhimustafa.

Delegacioni i përbërë nga komandanti Haxhimustafa, zv/komandanti Lirim Bllaca dhe koordinatori i cilësisë në QSU-së  Nysret Llapashtica, u prit nga Rrahim Rexha zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi,  Avni Istrefi  Udhëheqës  i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Emin Uka  Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë.  

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qendrës për Studime Universitare të FSK-së sa i përket arsimimit dhe trajnimit të pjesëtarëve të fushës së sigurisë publike.  

Gjatë takimit delegacioni në fjalë u njoftuan me proceset dhe zhvillimet e fundit në  Akademi.

Më ketë rast zv/Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Rrahim Rexha u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për të dy institucionet.

Kurse delegacioni nga QSU e FSK-së shprehen interesimin e tyre rreth aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin për bashkëpunim sidomos në arsimimin e  kadetëve në fushën e sigurisë.

Në fund të takimi delegacioni  falënderoj  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për kontributin e dhënë dhe ndihmën e ofruar në procesin e akreditimit të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë.  

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

OSBE-ja falënderon ish drejtorin e AKSP-së Ismail Smakiqi
OSBE-ja falënderon ish drejtorin e AKSP-së Ismail Smakiqi

Vushtrri, 18 nëntor 2020 – Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, më misioni në Kosovë Jan Braathu, përmes një shkrese ka falënderuar ish Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi, për punën dhe kontributin e tij në Akademi.


Më këtë rast u  vlerësua lartë puna e tij duke thënë se  drejtori Smakiqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për nëntë vjet rresht sa ka udhëhequr Akademinë.

“Që nga emërimi juaj si Drejtor i Përgjithshëm në nëntor 2011, puna juaj e palodhshme për të avancuar Akademinë ka arritur shumë. Ju gjithmonë keni vendosur standarde të larta për programe bashkëkohore të trajnimit dhe arsimit për zbatimin e ligjit, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Dhe ju vazhdimisht e keni udhëhequr AKSP-në drejt qëllimit të saj strategjik për të siguruar se Kosova ka institucione të qëndrueshme dhe demokratike të sigurisë publike. Ne ishim veçanërisht krenarë kur përpjekjet tuaja rezultuan që Akademia të bëhet e para në regjion për të pranuar akreditimin ndërkombëtar nga IADLEST”,  thuhet në shkresën e ambasadorit të OSBE-së .

Tutje  në shkrese thuhet se OSBE  e përkrah vizionin e ish drejtorit Smakiqi për avancim të mëtutjeshëm të AKSP-së për t’u bërë qendër ekselence për sigurinë publike në Kosovë.

OSBE shpreh gatishmërinë që edhe në vitet në vijim do të vazhdojë të përkrahë Akademinë për të realizuar plotësisht këtë qëllim.

Ndryshe ish Drejtori i Përgjithshëm  i Akademisë për Siguri Publike Ismail Smakiqi ka udhëhequr Akademinë për nëntë vjet rresht.

Kliko këtu për ta gjetur shkresen

Lexo më shumë
Në Akademi fillojë trajnimin gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës
Në Akademi fillojë trajnimin gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 18 janar 2021 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot fillojë trajnimin programi profesional  “Polic i Ri”,  gjenerata e 56 e kadetëve të Policisë së Kosovës. 

 

Më rastin e fillimit të trajnimit bazikë, kadetët i  përshëndeti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Rrahim Rexha. Rexha duke iu ofruar mbështetje të vazhdueshme të gjithë zyrtarëve të sigurisë publike që trajnohen në Akademi, i inkurajoj kadetët në rrugëtimin e tyre dhe ju dëshiroj suksese. 

 

Kadetët e rinj i përshëndeti  edhe drejtori i Drejtorisë për Trajnime Themelore të Policisë së Kosovës në Akademi Agron Rukiqi.  Duke iu dëshiruar suksese kadetëve,  Rukiqi para tyre foli edhe për masat mbrojtëse  kundër  Covid 19.

 

Numri i kadetëve të rinj të cilët do të trajnohen sipas plan programit të dizajnuar  në bazë të standardëve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit është 207.


Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës  ka marrë të gjitha masat  për mbrojtje nga pandemia COVID-19,  që trajnimi të fillojë duke respektuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës