}

NewsArticle

25/07/2014

Nazmi Iballi u zgjedh dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike

Vushtrri, 24 korrik 2014 -   Bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u zgjedh dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike. Pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, Nazmi Iballi, zgjedhet dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi. Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushëveprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në
Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në

Vushtrri, 24 korrik 2014 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
 Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
 Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
 Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Ndërkaq kadetët  ushtarak nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi. Po ashtu ata shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Akademive tjera ushtarake dhe policore.
 

Lexo më shumë
Vazhdon konkursi deri me 31 korrik
Vazhdon konkursi deri me 31 korrik

Vushtrri, 25 korrik 2014 – Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2014/2015 i hapur me datën 10 korrik do të vazhdojë deri më datën 31 të këtij muaj në ora 16:00. Ndërsa testi mbahet më datën 05.08.2014 kurse rezultatet publikohen me datën 08.08.2014. Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas akreditimit të programit për studime të sigurisë shpallë konkurs 2014/2015.Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK) , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).

 

Për më shumë informata klikoni këtu:

http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/KONKURSS.pdf

 
Aplikacioni gjeni të bashkangjitur:

http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Aplikacion_shqip-serbisht.pdf


Manuali për provim pranues - Për më shumë informata klikoni këtu: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Shqip.pdf

 
Prirucnik za pripremu prijemnog ispita:
http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Serbisht.pdf

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës