}

NewsArticle

24/07/2014

Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në

Vushtrri, 24 korrik 2014 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi priti sot në takim kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
 Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
 Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
 Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Ndërkaq kadetët  ushtarak nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi. Po ashtu ata shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së dhe Akademive tjera ushtarake dhe policore.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U konstituua Këshilli i Fakultetit të Sigurisë Publike
U konstituua Këshilli i Fakultetit të Sigurisë Publike

Vushtrri , 10 korrik 2014 - Në bazë të Rregullores (QRK) Nr. 26/2013 për Arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është formuar Këshilli i Përkohshëm i Fakultetit të Sigurisë Publike.  Këshilli është organi më i lartë akademik i fakultetit i cili vendos për të gjitha çështjet e rëndësishme në fushën e mësimit, kërkimit dhe hulumtimit shkencor.
 Gjatë mbledhjes konstituive është nxjerr rregullorja e punës së Këshillit të Përkohshëm të Fakultetit të Sigurisë Publike, e cila rregullore përcakton mënyrën e punës, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përkohshëm të Fakultetit të Sigurisë Publike
Këshillin e kryeson Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë.

Lexo më shumë
Nazmi Iballi u zgjedh dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike
Nazmi Iballi u zgjedh dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike

Vushtrri, 24 korrik 2014 -   Bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u zgjedh dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike. Pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, Nazmi Iballi, zgjedhet dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi. Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushëveprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës