}

NewsArticle

04/05/2009

Trajnimit për Zjarrfikje dhe Shpëtim për herë të parë i bashkëngjiten pjesëtarë të nacionalitetit serb

Vushtrri,  4 maj  '09 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi bazik  për Zjarrfikje dhe Shpëtim.
Kjo gjeneratë  numëron 23 pjesëtarë, pjesa  më e  madhe e të cilëve vijnë nga komuna e Mamushës dhe Hanit të Elezit, komuna të cilat janë në formim e  sipër të Shërbimit Zjarrfikës.
Gjashtë prej pjesëmarrësve janë të nacionalitetit  serb, kjo është  hera e parë që Shërbimit Zjarrëfikës i bashkëngjiten pjesëtarë  të këtij  nacionaliteti.   Trajnimi bazik do të zgjasë  2  javë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Diplomoi Gjenerata e 37-të e Policisë  së Kosovës
Diplomoi Gjenerata e 37-të e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 24 Prill 2009 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në QKSPEZH diplomoi gjenerata e 37-të e  zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Në ceremoni të diplomimit morën pjesë: ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja, zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës si dhe familjarë të të diplomuarëve.

\"\"Ministri Pjaziti përgëzoi zyrtarët e rinj policorë  për diplomimin duke theksuar se policia është dhe do të mbetet edhe më tutje polici shumetnike. Ai më tutje vlerësoi se “Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë tregimi më i mirë i institucioneve dhe kjo vetëm si rezultat i punës që bëjnë”.

Në vazhdim ministri Pajaziti theksoi se “Policia e Kosovës mbetet institucioni më i rëndësishëm që në Kosovë të kemi një jetë të mirë dhe një lëvizje të lirë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se  edukimi  dhe trajnimi luajnë rol të rëndësishëm në formimin e kuadrit profesional. Ai në vazhdim theksoi se “është kënaqësi të shohësh mundësinë që kemi sot për t’u trajnuar sipas standardeve më të larta të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut së bashku me të gjitha agjencionet e zbatimit të ligjit në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim”.

Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së tridhjeteshtatë të policisë, oficer Muharrem Kelmendi, tha se “do të përpiqemi që t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie, si dhe pronat e tyre duke u bazuar dhe zbatuar me përpikshmëri ligjet e Republikës së Kosovës”.


Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasëve dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmitë përgjatë 3 mujorit të  trajnimit. Këta flamuj iu dorëzun drejtorit të  Drejtoratit për Trajnime Mandatore, nënkolonel Driton Zabërgja. Në fund të ceremonisë, instruktori i paradës dhe disiplinës liroi gjeneratën e re të policisë.

 

Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku

“Policia e Kosovës është pikë reference  si një  storie suksesi” 

Vushtrri, 5 maj ’09- Sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku, e  shoqëruar me këshilltarin e saj Besfort Rrecaj.
Zëvendësminstren e Punëve të Jashtme e  priti  u.d. i drejtorit të QKSPEZH, Lulzim Fushtica cili e njoftoi për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për kapacitetet dhe mundësitë që i ofron kjo Qendër në trajnimin e pjesëtarëve të  policisë dhe të agjencioneve të tjera të Sigurisë Publike.
Gjatë kësaj vizite zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku u takua  me student kadet  të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast zv/ministrja Çitaku vlerësoi  lartë të  arriturat dhe sukseset e  Policisë së Kosovës, duke theksuar se ‘ju shpeshëherë na bëni të ndjehemi krenar. Policia e Kosovës është pikë  reference si një storie  suksesi. Ne ju kemi borxh dhe ju siguroj se kushtet tuaja  do të përmirësohen hap pas hapi’ u tha  zv/minstrja Çitaku, studentëve të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq gjatë  vizitës që zv/ministrja  Çitaku u bëri kadetëve të FSK-së, i cilësoi  ata me shumë fat, me që do të  jenë gjenerata e parë e ushtrisë së Shtetit. ‘Ju keni një bazament të fort, një trashëgimi të respektueshme, jam e sigurt që  do të bëheni ushtri e fort, që  do t’i kontribuoni paqes, jo vetëm në vend, por  edhe në rajon’, shtoi ndër të tjera zv/ministrja e Jashtme Çitaku.
Zv/minstrja Çitaku vizitoi edhe ambientet e Qendrës për t’u njohur më afër me punët dhe aktivitetet e kësaj Qendreje.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës