}

NewsArticle

24/04/2009

Diplomoi Gjenerata e 37-të e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 24 Prill 2009 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në QKSPEZH diplomoi gjenerata e 37-të e  zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Në ceremoni të diplomimit morën pjesë: ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja, zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës si dhe familjarë të të diplomuarëve.

\"\"Ministri Pjaziti përgëzoi zyrtarët e rinj policorë  për diplomimin duke theksuar se policia është dhe do të mbetet edhe më tutje polici shumetnike. Ai më tutje vlerësoi se “Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë tregimi më i mirë i institucioneve dhe kjo vetëm si rezultat i punës që bëjnë”.

Në vazhdim ministri Pajaziti theksoi se “Policia e Kosovës mbetet institucioni më i rëndësishëm që në Kosovë të kemi një jetë të mirë dhe një lëvizje të lirë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se  edukimi  dhe trajnimi luajnë rol të rëndësishëm në formimin e kuadrit profesional. Ai në vazhdim theksoi se “është kënaqësi të shohësh mundësinë që kemi sot për t’u trajnuar sipas standardeve më të larta të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut së bashku me të gjitha agjencionet e zbatimit të ligjit në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim”.

Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së tridhjeteshtatë të policisë, oficer Muharrem Kelmendi, tha se “do të përpiqemi që t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie, si dhe pronat e tyre duke u bazuar dhe zbatuar me përpikshmëri ligjet e Republikës së Kosovës”.


Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasëve dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmitë përgjatë 3 mujorit të  trajnimit. Këta flamuj iu dorëzun drejtorit të  Drejtoratit për Trajnime Mandatore, nënkolonel Driton Zabërgja. Në fund të ceremonisë, instruktori i paradës dhe disiplinës liroi gjeneratën e re të policisë.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përkrah ‘Ditën ndërkombëtare të vajzave’
Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përkrah ‘Ditën ndërkombëtare të vajzave’

Vushtrri, 23  prill ’09 - Sot u  shënua  \"Dita Ndërkombëtare  e Vajzave\" e cila për  herë të dytë   u mbajt  në  Kosovë, projekt i Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Ministrisë së Arsimit, Skencës dhe Teknologjisë .Në përkrahje të këtij   projekti  Qendra e Kosovës për Siguri Edukim dhe Zhvillim ofroi mbështetje për 100 vajza nga shkollat fillore të Vushtrisë, ‘Anton Zako Çajupi’ dhe ‘Mustafa Venhari’.

\"\"Qëllimi i kësaj dite është që vajzat  të cilat  nuk kanë bërë  ende  zgjedhjen e  tyre  profesionale, të kenë mundësinë të   njihen me  profesione  të cilat  tradicionalisht konsiderohen punë burrash.

Gjatë  kësaj dite  vajzat  u ndanë  në dy  grupe, sipas  Agjencioneve të Sigurisë Publike, të integruara në Qendër, Policisë së Kosovës dhe Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave. Pas ligjëratave nga zyrtarë të  agjencioneve përkatëse, vajzat  ushtruan praktikisht  disa nga detyrat dhe aktivitetet e Policisë  dhe Zjarrfikësve.

Ishte një  ushtrim praktik i cili  ndihmon këto vajza  të  krijojnë  ide  për profesione  të cilat  tradicionalisht konsiderohen jo femrore dhe në këtë  mënyrë të krijohen mundësi të  barabarta karriere për të dy gjinitë.

Lexo më shumë
Trajnimit  për Zjarrfikje dhe Shpëtim për herë të parë i bashkëngjiten pjesëtarë të nacionalitetit serb
Trajnimit për Zjarrfikje dhe Shpëtim për herë të parë i bashkëngjiten pjesëtarë të nacionalitetit serb

Vushtrri,  4 maj  '09 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi bazik  për Zjarrfikje dhe Shpëtim.
Kjo gjeneratë  numëron 23 pjesëtarë, pjesa  më e  madhe e të cilëve vijnë nga komuna e Mamushës dhe Hanit të Elezit, komuna të cilat janë në formim e  sipër të Shërbimit Zjarrfikës.
Gjashtë prej pjesëmarrësve janë të nacionalitetit  serb, kjo është  hera e parë që Shërbimit Zjarrëfikës i bashkëngjiten pjesëtarë  të këtij  nacionaliteti.   Trajnimi bazik do të zgjasë  2  javë.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës