Trajnim, arsimim dhe hulumtim me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike

Lajmet

Filloi trajnimi profesional për 57 kadetë të Doganës së Kosovës

Vushtrri, 27.01.2025 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), pas një kohe relativisht të gjatë, ka filluar trajnimi profesional i gjeneratës së parë nga dy gjenerata për këtë vit i Doganës së Kosovës (DK). Kjo gjeneratë ka 57 kadetë, prej të cilëve 37 janë meshkuj dhe 20 femra. Ky trajnim profesional përmban gjithsej 10 module, prej të cilëve 9 janë obligative dhe 1 zgjedhor. Trajnimi parashihet të zgjasë për 24 javë.

Përfundoi trajnimi i 462 kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 24 janar 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka përfunduar Trajnimi i Gjeneratës 61 për Zyrtar Policor. Këtë trajnim e kanë përfunduar 462 kadetë, ku janë përfaqësuar të dyja gjinitë si dhe të gjitha etnitë që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Zyrtarë nga ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi dhe Kosovë vizituan Akademinë

Vushtrri, 23 janar 2025 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) qëndruan në vizitë përfaqësues nga Dogana dhe Policia e Mbretërisë së Bashkuar në ambasadat në Mal të Zi dhe Kosovë. Kështu, të pranishëm ishin Brian Dixon, përfaqësues i të Hyrave dhe Doganës së Madhërisë së Tij (HRMC) në Mal të Zi, Marija Jojić nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Malin e Zi, Mick Beattie, përfaqësues i policisë së Qytetit të Londrës dhe Alan Barr, ekspert kundër pastrimit të parave. Ata u pritën nga zyrtarë të lartë të Akademisë, Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë (DMJ) dhe Shaban Bajrami, Udhëheqës i Divizionit për Kurrikula dhe Testime (DKT) pranë Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore (DTPA).

Në takim u fol për projektet që zhvillohen mbi trajnimin kundër pastrimit të parave dhe luftimin eë financimit të terrorizmit, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi.

Statistikat

0

Numri i vijuesve të trajnimeve

0

Numri i trajnimeve

0

Numri i të diplomuarve në FSP

Institucionet e Sigurisë Publike

Pyetjet e shpeshta

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) është institucion publik që ofron trajnim, edukim dhe zhvillim profesional për zyrtarët e sigurisë publike, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit, doganat, shërbimin korrektues dhe agjenci të tjera relevante.

Programet e AKSP-së janë të hapura për të gjithë zyrtarët e sigurisë publike në Kosovë, si dhe për individët që kërkojnë të fillojnë karrierën e tyre në këtë fushë, sipas kritereve të përcaktuara për secilin program.

AKSP ofron programe të ndryshme trajnimi dhe edukimi, duke përfshirë:

  • Trajnime bazë për rekrutë të rinj.
  • Trajnime të avancuara për zyrtarët e sigurisë publike.
  • Program për Shkencat e Sigurisë në bashkëpunim me universitetet e akredituara.

Aplikimet mund të bëhen përmes faqes zyrtare të internetit të AKSP-së ose duke kontaktuar drejtpërdrejt departamentin përgjegjës për regjistrim. Dokumentet e nevojshme zakonisht përfshijnë formularin e aplikimit, një CV dhe vërtetime të tjera përkatëse.

Për informata të mëtejshme, mund të vizitoni faqen zyrtare të AKSP-së (www.aksp-ks.net) ose të kontaktoni përmes telefonit në numrin zyrtar: +383 (0)28 123 456.

Na Kontaktoni!

Kontaktet

Zyrtari përgjegjës për sinjalizim
Zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike
Numri i telefonit

+383 28 590 070

Orari i punës

Hene-Premte 08:00-16:00