Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Vushtrri ,18 gusht 10- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.
Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë duke mbretëruar në Kosovë, më qëllim të ruajtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private. Në këtë trajnim do të marrin pjesë zjarrfikës nga gjashtë Komuna të Republikës së Kosovës. Trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore zgjat dy ditë.