Përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 23 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave do tiu ndihmoi që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do tju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.