Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti priti në takim drejtorin e Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë, Ahmet Pala

14.07.2010

Vushtrri, 14 korrik ‘10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi një delegacion nga Turqia i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë z.Ahmet Pala. Delegacioni u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti, zyrtarë të lartë të Qendrës, nga  përfaqësuesit e agjencioneve  që funksionojnë në kuadër të QKSPEZH-it si dhe nga përfaqësuesit e OSBE-së.Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes këtyre dy akademive, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike dhe Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë.
Fillimisht z.Ahmeti delegacionin e njoftoi me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si  Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës.Kryeshefi z.Ahmeti tha se Qendra e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë. Në këtë kuadër, z. Ahmeti vlerësoi nivelin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të tyre.
“Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë  memorandum bashkëpunimi me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë memorandum ky i cili do të mundësojë shkëmbimin e përvojave mes dy qendrave të sigurisë publike, asaj të Kosovës dhe Turqisë”, tha z.Ahmeti. Me këtë rast z.Ahmeti falënderoi shtetin turk për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës në  thekës të veçantë Qendrës. Ndërsa drejtori i Shkollës së Trajnimeve Policore të Nazili të Turqisë z Ahmet Pala duke falënderuar Qendrën për mikpritjen  tha se qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes QKSPEZH-it dhe SHTP-së të Turqisë. “Turqia e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen, ndërsa ne  si Shkollë do ta ndihmojmë dhe përkrahim në vazhdimësi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike”, tha Pala. Gjatë takimi drejtori i Departamentit për Përkrahje Programore Ali Bajgora  para delegacionit turk e bëri prezantimin e Qendrës.
Në fund të vizitës ata (delegacioni turk) e bënë një vizitë objekteve  të Qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen  pjesëtaret e agjencioneve  të sigurisë publike.