Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike qëndroi për vizitë një delegacion nga Policia Komunale e Komunës së Ulqinit, nga Mali i Zi
Vushtrri, 5 dhjetor 2024 – Gjatë periudhës kohore 2-5 dhjetor 2024, një numër prej shtatë zyrtarësh nga Policia Komunale e Komunës së Ulqinit(PKKU), Mali i Zi, të udhëhequr nga Drejtori Amir Mehmeti, qëndruan në AKSP, respektivisht në Kosovë, ku patën rastin të marrin njohuri dhe përvoja të reja profesionale si dhe të shohin më për së afërmi mbi proceset e punës dhe përgjegjësit e zbatuesve të ligjit në Republiken e Kosovës.
Në takimin mirëseardhës, Drejtori i PKKU-së Amir Mehmeti dhe stafi i tij u prit në Akademi nga Kastriot Jashari, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, me bashkëpunëtorë. Mehmeti u njoftua nga ekipi pritës i Akademisë për rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni, duke qenë i vetmi institucion publik në Kosovë që ofron trajnim dhe arsim të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit, si dhe për rrugëtimin 25-vjeçar të Akademisë. Përderisa, Drejtori i PKKU-së Mehmeti shfrytëzoj rastin për të falënderuar Drejtorin Jashari dhe Akademinë për ofrimin e kësaj mundësie për marrjen e përvojave dhe njohurive të reja për nevojat e PKKU-së.
Të dy palët u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen dhe gjetjen e interesave të përbashkët.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, stafi i PKKU-së kishte mundësinë dhe ishte pjesëmarrës në disa aktivitete të karakterit prezentues dhe praktikë të organizuara nga AKSP dhe në bashkëpunim me palët e interesit të saj, respektivisht me institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.
Në fund të aktiviteteve, në emër të Akademisë, Drejtori Jashari ndau cetifikatat e pjesëmarrjes.