Zëvendësuesi i DP i AKSP-së, në një takim lamtumirës priti Edward Anderson, Drejtor i DRSP, Misioni i OSBE-së në Kosovë
Vushtrri, 11.11.2024 - Zëvendësuesii Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, sot, priti në një takim lamtumirës Edward Anderson, Drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (DRSP), Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Gjatë takimit u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të AKSP-së dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe në veçanti, bashkëpunimi me departamentin e DRSP, me ç’rast Jashari falenderoi drejtorin Anderson për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj AKSP-së. Në anën tjetër, në fjalën e tij, drejtori Anderson duke shprehur falendërimin dhe mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin e përbashkët të ndërsjelltë të parezervë dhe konstruktiv, theksoi rëndësinë e përkushtimit të vazhdueshëm që AKSP është duke bërë nga fushëveprimtaria e saj me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të sigurisë publike në Kosovë.
Në fund, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm Jashari, në emër të AKSP-së dhe për nderë të kontributit të drejtorit Anderson, i dorëzoi një letër mirënjohje.