Në AKSP u mbajt punëtoria për finalizimin e Draft Planit të Trajnimeve të AKSP-së për vitin 2025

06.11.2024

Vushtrri, 6 nëntor 2024 - Sot në AKSP u mbajt punëtoria për finalizimin e draft planit të trajnimeve të AKSP-së për vitin 2025. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë te lartë respektiv të palëve të interesit dhe partnerëve të jashtëm brenda vendit, respektivisht përfaqësuesit nga AKSP, Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Agjencia e Menagjimit Emergjent, Doganat e Kosovës dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

 

Në punëtori, ndër të tjerash u diskutua implementimi i planit të trajnimeve i vitit aktual 2024, për sfidat, për rezultatet e arritura si dhe për nevojat për trajnime për të gjitha institucionet e sigurisë publike (ISP) në Republiken e Kosovës për vitin vijues. Gjatë prezentimit të kërkesave të ISP-ve të përmbledhura sipas nevojave për trajnime për vitin 2025, në emër të AKSP-së, z.Shaban Bajrami theksoi se janë paraqitur kërkesa të shumta për mbajtjen e llojeve të ndryshme të trajnimeve, mirëpo duke u bazuar në nevojat me prioritet të lartë për ISP-të, prioriteti do tu jipet fillimisht trajnimeve të profesionit për PK, SHKK, DK dhe AME, dhe do të vazhdohet tutje me mbajtjen e trajnimeve të llojeve dhe niveleve të tjera, duke përfshirë edhe ato me përkrahje nga partnerë dhe mekanizma ndërkombëtar si: Misioni i OSBE-së në Kosovë, ICITAP, USFS nga SHBA, etj.