Akademia e Kosovës për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë të Karolinës së Veriut të SHBA-ve

04.10.2024

Vushtrri, 4 tetor 2024 - Sot në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri,u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet saj dhe Akademisë sëDrejtësisë të Karolinës së Veriut (ADKV) në SHBA. Marrëveshja u nënshkrua ngaKastriot Jashari, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së dhe Chris Anderson, Zëvendës Drejtor për Trajnime i ADKV. Në këtë ceremoni morën pjesëpersonalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare, si: Jeta Tela Shela, Shefe ekabinetit dhe Këshilltare e lartë e Ministrit të Punëve të Brendshme, EdwardAnderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (DRSP) në Misionine OSBE-së në Kosovë, Giovanni Galzignato, Udhëheqës i Shtyllës së Monitorimit në EULEX, Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe personalitete të tjera.

 

Në fjalën e tijhapëse, Kastriot Jashari, zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së falënderoi mysafirët nga Amerika e largët që kishin ardhur në Kosovë për të nënshkruar këtë Marrëveshje. Ai në vijim vuri në pah se, përkundër bashkëpunimit ndërkombëtartë zhvilluar në AKSP, kjo ishte hera e parë që institucioni që ai udhëheq e kaformalizuar bashkëpunimin me ndonjë institucion nga SHBA-të. Duke folur për përmbajtjene Marrëveshjes, Jashari në fund u zotua për zbatimin sa më të plotë të kësaj marrëveshjeje. Në nderim të viktimave të uraganit Helene në Karolinën e Veriutdhe gjetiu, Drejtori Jashari u kërkoi të pranishmëve që të mbajnë një minutë heshtje.

 

Nga ana e saj, Këshilltarja e ministrit Sveçla, Tela Shema fillimisht shprehu kënaqësinë e saj për pjesëmarrje në këtë ceremoni të nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje bashkëpunimi, duke njohur dhe çmuar kontributin e Misionit në Kosovë të OSBE-së për inicimin dhe përkrahjen për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve nga Kosova dhe SHBA-të dhe duke përmendur dy vizitat paraprake të ndërsjellta të të dyja institucioneve tek njëri-tjetri. Tela Shema shtoi se gjendja në Kosovë aktualisht është dukshëm më e mirë dhe më premtuese, duke përmendur përparimet e rëndësishme në ekonomi, zhvillim e siguri duke ju falënderuar bashkëpunimit vendor, por edhe kontributin e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Duke folur për këtë pjesë, ajo potencoi faktin që së fundi Kosova është zgjedhur e 12-ta në botë sa i përket sigurisë. Për më tepër, Tela Shema u shpreh e bindur në implementimin e suksesshëm të kësaj Marrëveshjeje, duke shprehur përkrahjen e parezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme drejt përmbushjes së objektivave në kuadër të saj nga të dyja institucionet partnere.

 

Mysafiri nga Amerika, Chris Anderson, Zëvendës Drejtor për Trajnime i Akademisë së Drejtësisë të Karolinës së Veriut (ADKV) përcolli përshëndetjet më të mira për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe në përgjithësi popullin e Kosovës nga Departamenti i Drejtësisë dhe Akademia e Drejtësisë të Karolinës së Veriut. Ai po ashtu përcolli përshëndetjet e z. Allen Trevor, Drejtor i ADKV. Ai shkurtimisht shpjegoi situatën në shtetin e Karolinës së Veriut dhe shtetet përreth si pasojë e shkatërrimeve dhe dëmeve nga uragani Helene, për të cilën arsye edhe nuk kishte mund të vinte në Kosovë z. Trevor. Ai falënderoi AKSP-në,Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe MPB-në për solidaritetin dhe ngushëllimet e pranuara nga ta. Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet AKSP-së dhe ADKV-së, ai tha se njeh rëndësinë e bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta për të dyja institucionet. Përderisa për arritjen e kësaj Marrëveshjeje, ai në veçanti falënderoi Misionin e OSBE-së në Kosovë.

 

Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike (DRSP) në Misionin e OSBE-së në Kosovë, shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje të bashkëpunimit. Ai tha se të jetë Kosova në vendin e 12-të për të ecur vetëm gjatë natës është e shkëlqyeshme dhe e pabesueshme, për të cilin rezultat thase kanë kontribuar të gjithë: institucionet e sigurisë publike të kosovës, partnerët ndërkombëtarë dhe mekanizmat tjerë ndihmues dhe mbështetës. Ai falënderoitë pranishmit edhe për minutin e heshtjes në nderim të viktimave në Karolinën e Veriut dhe shtetet përreth si pasojë e dëmeve nga uragani Helene, duke shprehur solidaritetin me viktimat. Ai në fund vuri në pah kontributin e institucioneve të sigurisë publike që të bëjnë më të mirën drejt ofrimit të sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe falënderoi stafin e Departamentit që ai udhëheq përpjesën e tyre në këtë kontribut.

 

Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet AKSP-së dhe ADKV-së i kanë paraprirë dy vizita të ndërsjella, përkatësisht vizita nga krerët e ADKV-së në AKSP dhe Kosovë në tetor të vitit 2023, si dhe vizita nga një delegacion i Kosovës, i përbërë nga zyrtarë të AKSP-së, instiucioneve tjera të sigurisë publike dhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë në ADKV, përkatësisht Karolinën e Veriut. Të dyja këto vizita, sikurse edhe vet inicimi i kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit, është përkrahur nga Misioni në Kosovë i OSBE-së, konkretisht Departamenti për Rend dhe Siguri Publike i këtij Misioni.

 

Marrëveshja ka përqëllim krijimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të mbështetur objektivate tyre strategjikë në fushat arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet tyre, përderisa fokusohet në tri fusha kryesore: zhvillimi dhe koordinimi, hulumtimi dhe shkëmbimi i informacionit dhe rezultateve si dhe shkëmbimi i stafit dhe mbështetja e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për mësimdhënësit dhe stafin tjetër për të gjitha nivelet e arsimit në fushën e sigurisë publike, përkatësisht të zbatimit të ligjit.