Në AKSP përfundoi trajnimi themelor për Sistemin e Komandës së Incidentit (SKI) i mbajtur nga Instruktorët e USFS-së, SHBA

05.09.2024

Vushtrri, 5 shtator 2024 - Në javën e parë të shtatorit u mirëprit një ekip ekspertësh nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara (USFS) në Akademinë e Kosovës për Siguri Publikenë Vushtrri për një trajnim katërditor mbi Sistemin e Komandës së Incidentit (SKI). Në trajnim morën pjesë pjesëmarrës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, përkatësisht Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, si dhe Qendra Emergjente Mjekësore e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, duke ofruar mundësi për shkëmbim ndërkulturor për temat që kanë tëbëjnë me menaxhimin e emergjencave.

 

Pavarësisht nga shkaku i tyre, situatat emergjente si zjarret, vërshimet apo të tjera, janë një kërcënim social i vazhdueshëm në Kosovë dhe rajon. Zjarret e fundit në të gjithë gadishullin Ballkanik tregojnë nevojën për të ndërmarrë hapa në mënyrë proaktiv e për të ndërtuar kapacitete dhe ekspertizë në koordinimin e reagimit.

 

Në ceremoninë e përfundimit të këtij trajnimi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari, në cilësinë e nikoqirit, falënderoi shumë SHBA-të për këtë kontribut të çmueshëm në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të sigurisë publike në fushëne menaxhimit të emergjencave. Ai vuri në pah se përmes këtij trajnimi Akademia po e përmbush misionin e saj përmes realizimit të trajnimeve të veçanta dhe shumë të vlefshme përmes partneritetit me një institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm,siç është Shërbimi i Pyjeve të SHBA-ve. Jashari u shpreh se Akademia ka bërë maksimumin në mënyrë që pjesëmarrësve të trajnimit t’ua ofrojë të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e trajnimit, duke i uruar në fund ata për përfundim të suksesshëm të tij.

 

Kurse Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëmtë AME-së, Shefki Abdullahu, potencoi se ky trajnim që po përfundon sot ështëshumë i rëndësishëm për pjesëmarrësit, në veçanti për ata që vijnë nga AME-ja,për çfarë falënderoi Shërbimin e Pyjeve të SHBA-ve dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për punën e jashtëzakonshme. Më tutje Abdullahu shtoi se përkushtimii AME-së e NALT si dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, por edhe atyre vendore,arrihet përmes zbatimit të mekanizmave të SKI deri në reagimin qeveritar, duke zhvilluar kështu procedura të bazuara në legjislacionin kombëtar dhe Planin e Reagimit Kombëtar. Në fund, ai i përgëzoi pjesëmarrësit për përfundimin me sukses tëkëtij trajnimi, duke ua dëshiruar çdo të mirë.

 

Në fjalën e saj, menaxherja e programit të USFS Shannon McNamara përsëriti rëndësinë e trajnimit parasezonal dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për të gjitha emergjencat e mundshme. Ajo vuri në dukje se “në Shtetet e Bashkuara, trajnimi dhe kualifikimet e Sistemittë Komandës së Incidentit janë të standardizuara. Kjo siguron sigurinë e zjarrfikësve tanë dhe ndërton kapacitetin për reagim të koordinuar dhe efektiv ndaj të gjitha situatave emergjente.” Ajo shtoi se “Zyra e Programeve Ndërkombëtare të Shërbimit Pyjor të SHBA-ve është shumë e lumtur që ka filluar programin e trajnimit dhe partneritetin me institucionet e Kosovës”.

 

Nëpërmjet përvojës në përgjigjen ndaj zjarreve në zonat e egra në Shtetet e Bashkuara, Shërbimi Pyjor i SHBA-ve ka zhvilluar mjete të koordinimit të komandës - përfshirë Sistemin e Komandëssë Incidentit (SKI) - që janë bërë standarde kombëtare dhe përdoren gjerësisht ndërkombëtarisht. USFS punon në mbarë botën për të ndarë njohuritë dhe për të mbështetur vendet tjera për t'u përgatitur dhe për t'iu përgjigjur fatkeqësivetë të gjitha llojeve, duke përfshirë zjarret në zonat e egra. Ky trajnim rishikon bazat e SKI-së, ofron kontekstin për SKI-në brenda përgjigjes fillestare dhe mbështet trajnimin e nivelit më të lartë të SKI në të ardhmen.

 

Departamenti i Shtetit të Shtetevetë Bashkuara po mbështet programet e USFS dhe zhvillimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave në Kosovë. USFS vlerëson të mësuarit e vazhdueshëm dhe është i ngazëllyer për partneritet me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në një moment kyç për të ofruar trajnime për ndërtim kapacitetesh dhe për promovim procedurash standarde të funksionimit brenda institucioneve të saj. Ky është i pari nga seria e trajnimeve si pjesë e programit Trajnimi i Trajnerëve në SKI në Kosovë.