Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike vizitoi Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore në SHBA
Vushtrri, 05 qershor 2024 – Një delegacion nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), e ka vizituar Akademinë e Drejtësisë së Karolinës Veriore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku janë takuar me udhëheqësit e kësaj Akademi dhe më zyrtarët e lartë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të këtij Shteti.
Qëllimi i vizitës studimore ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve, AKSP-së dhe NCJA.
Vizita është realizuar në kuadër të projektit “Përkrahja e Akademisë për krijimin e një komisioni të brendshëm të përbashkët për sigurimin e cilësisë”, projekt ky i mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike kanë u informua lidhur më procesin e sigurimit të cilësisë së trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike, për fazat e implementimit të tij, rreth trajnimeve për instruktorë, çertifikimit etj.
Gjithashtu delegacioni në fjalë nga zyrtarët e lartë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit në Karolinën Veriore janë njoftuar për rolin e tyre në kuadër të aktiviteteve dhe trajnimeve që ofron Akademia e Drejtësisë në Karolinën Veriore.
Ata u njoftuan edhe me pilot projektet siç janë; rishikimi i planeve mësimore, testimeve, mekanizmave vlerësues dhe projekteve tjera të radhës.
Në fund delegacioni i cili ishte i bërë Rrahim Rexha drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbimeve të Përgjithshme në AKSP, Emin Uka udhëheqës i Sigurimit të Cilësisë, Avni Istrefi udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Rrahim Fazliu u.d i shefit për trajnim të obligueshëm në Policinë e Kosovës, Bujar Mstafa udhëheqës i Divizionit për Analizë, Planifikim dhe Cilësi në Inspektoratin Policor të Kosovës, Ekrem Gashi zyrtar i Lartë për Trajnime dhe Zhvillim në Shërbimin Korrektues të Kosovës u pajisen edhe më certifikatë.
Ndërsa përfaqësuese nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, e cila është përkrahëse e vazhdueshme e Akademisë, ishin Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi.
Vizita studimore është realizuar nga data 27 maj 2024 deri me datën 01 qershor 2024 dhe është mbështetur nga OSBE-ja.