OSBE vazhdon të përkrah Akademinë
Vushtrri, 16 maj 2024 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më misioni në Kosovë vazhdon ta ndihmojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) përmes organizimit të trajnimeve si dhe duke dhuruar donacione të ndryshme që janë të nevojshme për Akademinë. Gjatë kësaj jave OSBE ka trajnuar 18 zyrtarë, përkthyese të gjuhëve, në Akademi, për përdorimin e softuerit të përkthimit me ndihmën e kompjuterit, donacion ky i dhuruar nga kjo organizatë. Qëllim i këtij donacioni është të përmirësojë dhe të bëjë më të lehtë shërbimet e përkthimit në dy gjuhë serbisht dhe anglisht.
Zyrtarët nga Akademia kanë fituar njohuri nga ky trajnim i cili do t’ju ndihmojë në përkthim profesional të korrikulave, planeve mësimore dhe materiale tjera për nevojat e Akademisë.
Misioni i OSBE-së, së bashku me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, vazhdon të sigurojë mbështetje për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare.