Përfundoi trajnimi bazik “Taktikat e gjuajtjes operative dhe intervenimi taktik”

02.07.2010

Vushtrri, 02 korrik 10- Në vazhdën e trajnimeve të shumta që mbahen  në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot përfundoi trajnimi bazikë “Taktikat e gjuajtjes operative dhe intervenimi taktik”. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët me sukses përfunduan trajnimin. Ligjërues të këtij trajnimi përveç instruktorëve të Policisë së Kosovës ishin edhe instruktor nga Turqia të cilët edhe mbështeten këtë trajnim. Në ceremonin e çertifikimit  morën pjesë prof.dr Ali Bajgora drejtor i Departamentit për Përkrahje Programore në QKSPEZH, Atifete Jahjaga zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndihmësdrejtori për Personel dhe Trajnime të PK-së, Riza Shillova,  nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësues nga ambasada e Turqisë në Kosovë, përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe OSBE-ja.
Drejtori i  Departamentit për Përkrahje Programore Ali Bajgora, fillimisht ka përshëndetur të pranishmit, ndërsa përfundimin e këtij trajnimi e ka vlerësuar shumë lartë.  Ai tha se përfundimi i këtij trajnimi për Qendrën  është një ngjarje e veçantë sepse tregon profesionalizëm për Policinë e Kosovës.
“ Ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për trajnimet që mbahen në Qendër, do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen t’i përkrahim të gjitha aktivitetet të cilat kanë objektiv profesionalizimin e Policisë së Kosovës”, tha Bajgora.
Me këtë rast ai ka falënderuar ambasadën Turke për mbështetjen e  vazhdueshme për mbajtjen e këtyre trajnimeve në Qendër.
Ndërsa përfaqësuesi i Ambasadës Turke Esat Aktash, tha se Turqia konkretisht policia e  shteti turk do ta përkrah vazhdimisht Policinë e Kosovës. “Ne edhe në të ardhmen do ti përkrahim Policinë e Kosovës. Ne do të  bashkëpunojmë vazhdimisht që  përvojat tona t’i bartim tek Policia e Kosovës, me arsyen e Polica e Kosovës të jetë sa më e suksesshme në kryerjen e detyrave të saj”, tha z.Aktash.
Ndërkaq Riza Shillova, ndihmës drejtor për personel dhe trajnime në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë përfundimin e këtij trajnimi tha se Policia e Kosovës është duke treguar aftësi profesionale në kryerjen e detyrave të saj. Shillova është ndier i previligjuar dhe krenar që ishte pjesë e demonstrimit të Policisë së Kosovës gjatë përfundimit të këtij trajnimi.
Në fund të këtij trajnime edhe ju shpërndan certifikatat pjesëmarrësve.