Në Akademi u mbajtën lojërat para sportive “Kosova 2024”

02.03.2024

Vushtrri, 2  mars 2024 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot  u mbajtën  lojërat para sportive “Kosova 2024", për personat më nevoja të veçanta, më qëllim të përgatitjes për Lojrat Paralimpike Paris 2024.



Kryetarja e Komitetit Paralimpik të  Kosovës, Njomza Emini falenderoj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,   Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misioni i UNMIK në Kosovë,  që kanë mundësuar organizimin dhe  realizimin e kësaj ngjarje shumë të rëndësishëm.



Në theks të veçantë Emini, falënderojë Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e fuqishme që po ua bënë  Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Ndërsa, drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Rrahim Rexha, tha se lojërat para sportive janë një aktivitet shumë i rëndësishëm që zhvillohen në Akademi.
“Akademi  ka qene dhe  është e gatshme të përkrah këtë komitet në realizimin e aktiviteteve të saja. Ne do të vazhdojmë  që edhe më tutje t’i përkrah  këto kategori” , u shpreh Rexha.



Halil Kurmehaj këshilltar i zëvendëskryeministrit tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i përkrah personat me nevoja të veçanta.  “Si Qeveri e Kosovës po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të përmirësojmë jetën e personave më aftësi të kufizuar. Vetëm këtë vit kemi shumëfishuar fondet për sportet paralimpike të Kosovës. Kemi ndarë fonde të shumta për Komitetin Paralimpik të Kosovës, për federatat sportive  dhe ju premtojmë se nuk do të ndalemi me kaq, do ta vazhdojmë t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta”, u shpreh Kurmehaj.
Lojërat të cilat do të marrin pjesë garuesit janë; Basketboll me karrige me rrota, Volejboll ulur, Tenis tavoline, Lojëra me shah, Gol për të verbëritë, Xhudo me rregulla paralimpike, Mundje krahu, Futboll i verbër, Vrapimi me karrocë etj.  

Këto lojëra u organizuan nga Komiteti Paralimpik i Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Misioni i UNMIK në Kosovë dhe u përkrahen nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.