Drejtori Jashari u takua me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivelina Dundakova
Vushtrri, 20 shkurt 2024 – Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme në Republikën e Bullgarisë Ivelina Dundakova, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari. Delegacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë vizitës në Akademi ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bardhyl Dobra.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari duke e falënderuar delegacioni në fjalë për vizitën, e informoi me zhvillimet e përgjithshme të AKSP-së.
Jashari përvec tjerash gjatë këtij takimi foli rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia. Drejtori Jashari shprehi nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit.
Jashari tha se Akademia gëzon përkrahje të madhe nga organizatat ndërkombëtare që i përkasin fushës së sigurisë publike. Jashari tha se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave më institucionet e sigurisë publike nga Bullgaria është i mirëseardhur.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë Bardhyl Dobra, duke falënderuar zv/ministren Dundakova për vizitën u shpreh i gatshëm për bashkëpunim më Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Akademinë e Sigurisë Publike sa u përket trajnimeve në fushën e sigurisë publike.
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme në Republikën e Bullgarisë Ivelina Dundakova, vlerësoj lartë të arriturat në Akademi. Më këtë rast Dundakova vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes se bashkëpunimit më Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në fushën e trajnimeve për siguri publike dhe shkëmbimin e përvojave mes institucioneve është shumë i rëndësishëm.