Në Akademi u mbajt dita e informimit rreth programit Erasmus +
Vushtrri, 11 janar 2024 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt Dita Informuese rreth programit të Erasmus+. Ky aktivitet kishte për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e reja të aplikimit në Programin Erasmus +.
Më 28 nëntor të vitit që e lamë pas, programi Erasmus+ ka bërë hapje për thirrje të reja për vitin 2024. Studentë, stafi akademik i Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) gjatë këtij takimi u njoftuan edhe për përfitimet të reja që fakulteti mund të ketë nga ky program.
Në kuadër të ditës informuese të programit Erasmus +, koordinatorja e zyrës së Erasmus+ në Kosovës Mimika Dobroshi e shoqëruar nga Blerina Zjaça, i njoftuan të pranishmit për dallimet që kanë thirrjet e reja nga thirrjet e vitit të kaluar, pra vitit 2023.
Zyrtarët nga programi Erasmus +, shpjeguan rregullat e reja të aplikimit dhe kushtet që duhet plotësuar për të qene përfitues të këtij programi.
Në këtë takim ndër pikat që u diskutua ishte mobiliteti i individëve si për arsimin e lartë, ashtu edhe për arsimin profesional, pastaj ngritja e kapaciteteve në sistemin e arsimit të larte si dhe për kartën e Erasmus + për arsimin e lartë (ECHE), e cila është në planet e AKSP-së për të aplikuar në të ardhmen e afërt.
Ndërsa përfaqësuesit nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike u shprehen optimist se studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike edhe në të ardhmen do të mund të përfitojnë edhe më shumë nga programi i Erasmus +.
Në këtë takim morën pjesë Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Ferid Azemi, Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie më Jashtë në AKSP Avni Istrefi si dhe përfaqësues tjerë të lartë të Akademisë.
Ndryshe Akademia e Kosovës për Siguri Publike përmes programit Eramsus+ që nga viti 2016 e deri në vitin e kaluar, vitin 2023, ka shkëmbyer 122 studentë, pjesëtarë të stafit akademik dhe atij administrativ, prej të cilëve 97 shkues dhe 25 ardhës me 5 institucione të arsimit të lartë nga vendet e Bashkimit Evropian. Me Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë, Universitetin e Shkencave të Aplikuara Policore të Brandenburgut në Gjermani, Kolegjin Universitar Policor të Norvegjisë, Universitetin e Shkencave të Aplikuara LAUREA në Finlandë dhe Universitetin e Zjarrfikjes në Poloni.