Kryeshefi Ekzekutiv, Sheremet Ahmeti, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në SHBA
Vushtrri, 17 qershor 10 - Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Z Ahmeti gjatë vizitës së tij në SHBA do të marrë pjesë në Asociacionin Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit. Pas pjesëmarrjes në këtë konferencë kryeshefi Ahmeti zyrtarisht do ta vizitojë edhe Washingtonin. Po ashtu në kuadër të vizitës zyrtare jashtë vendit, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, z.Sheremet Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Administratës dhe Logjistikës, Halim Shala do të udhëtojnë edhe për në Belgjikë ku do të marrin pjesë në Konferencën e Lidershipit të organizuar nga Kolegji Policor i Belgjikës në Bruksel.