Akademia nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me IPK dhe Doganën e Kosovës

20.09.2023

Vushtrri, 20 shtator 2023 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe më Doganën e Kosovës (DK). 

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari dhe Kryeshefi Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj. 

Ndërsa me Doganën e Kosovës, marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit Jashari dhe Drejtorit të Përgjithshme të doganës, Agron Llugaliu,


Marrëveshja ka për qëllim  arritjen e objektivave  të përbashkëta  strategjike  mes Akademisë dhe këtye institucioneve, në fushën e trajnimeve dhe ngritjen e cilësisë  në zhvillimin e kapaciteteve  në fushën e sigurisë publike.


Pikat kyçe të marrëveshjes se mirëkuptimit janë; Angazhimin e personelit trajnues të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Doganës së Kosovës  në ofrimin e programeve të trajnimit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të Institucioneve të Sigurisë Publike përmes trajnimeve, Krijimin e rrjetit të mentorëve për periudhën praktike në vend pune (Intership) të kadetëve të programit të trajnimit profesional etj. 

 

Ndryshe, Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të ngushtë më të gjitha institucionet e sigurisë publike në vend.