Një delegacion nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut vizitoi Akademinë
Vushtrri, 19 shtator 2023 - Një delegacion nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar edhe nga zyrtarët e misionit të OSBE-së në Shkup, sot bënë një vizitë studimore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Delegacioni i cili ishte i kryesuar nga Suza Trajkovska, ndihmës Ministre e Qendrës së Trajnimit u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi më për së afërmi me organizimin dhe praktikat e zbatuara nga Akademia sa i përket ofrimit të trajnimeve dhe arsimit të lartë për zbatuesit e ligjit në Kosovë.
Gjatë takimit menaxhmenti i Akademisë para delegacionit në fjalë ka paraqitur strukturën organizative, formën e menaxhimit dhe metodologjinë e ofrimit të trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike në vend.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e njoftoi delegacionin rreth historikut dhe të arriturave në AKSP, foli për strukturën organizative dhe për trajnimin profesional dhe arsimin e lartë.
Në takim u zhvilluan diskutime rreth gjetjes së modaliteti për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Më këtë rast drejtori Jashari u shpreh i gatshëm që bashkëpunimin më Qendrën Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Përfaqësuesit nga Qendra e Trajnimeve në Maqedoninë e Veriut u njoftuan edhe rreth procesit të sigurimit të cilësisë dhe procesit të akreditimit të trajnimit profesional për institucionet e sigurisë publike dhe akreditimit ndërkombëtarë.
Gjatë takimit të dyja palët shpreh vullnetin e tyre për një bashkëpunim edhe më të gjerë në fushën e sigurisë publike.
Në takim mori pjesë edhe Sando Kitanov, këshilltarë i Lartë në Sektorin e Krimeve të Rënda dhe të Organizuara në misionin e OSBE-së në Kosovë.
Po ashtu të pranishëm në takim dhe të cilët folën secili për fushën e vetë ishin edhe drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përbashkëta në AKSP, Rrahim Rexha, udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, Avni Istrefi, zëvendësuesi i Drejtorit të Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore, Shaban Bajrami dhe Emin Uka, udhëheqës i Divizionit për Sigurim të Cilësisë në AKSP.
Ndërsa, delegacioni nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte i kryesuar nga Suza Trajkovska, ndihmës ministre e Qendrës së Trajnimit, Sonja Sekulovska, shefe e Departamentit të Dizajnimit të Kurrikulave, James N Speros, këshilltar i Trajnimit Policor nga misioni i OSBE-së në Shkup dhe Afrim Bajrami asistent i Programit në Njësinë e Zhvillimit Policor po ashtu nga misioni i OSBE-së në Shkup.
Në fund delegacioni vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike