Drejtuesit e AKSP-së dhe IPK-së zhvilluan vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

15.09.2023

Vushtrri, 15 shtator 2023 - Gjatë periudhës kohore 14 - 15.09.2023, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, zhvilluan vizitat e përbashkëta në dy institucione të rëndësishme të zbatimit të ligjit në Republikën e Çekisë, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë (GIBS) dhe Akademinë Policore të Republikës së Çekisë (APÇ), në Pragë.


Gjatë vizitave të përbashkëta në këto dy institucione, u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve ndërmjet IPK-së dhe GIBS si dhe fillimin e ndërtimit të bashkëpunimit në mes të AKSP-së dhe APÇ. 


Autoritetet e rëndësishme të Çekisë shprehen gatishmërinë për bashkëpunimin dhe mbështetje për institucionet respektive të Kosovës dhe palët u pajtuan që takimet e ardhshme të zhvillohen në Kosovë dhe të diskutohen për fushat konkrete të bashkëpunimit.