Akademia Policore e Turqisë ofron përkrahje Qendrës së Kosovës për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim
Delegacioni është pritur nga udhëheqësit e Akademisë Policore te Turqisë. Qëllimi i vizitës ishte binjakëzimi i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike me Akademinë Policore të Turqisë. Temë diskutimi mes përfaqësuesve të QKSPEZH-it dhe atyre të Akademisë Policore të Turqisë ka qenë shkëmbimi i përvojave si dhe bashkëpunimi mes këtyre dy akademive. Shefi i zyrës ligjore Dukagjin Dinaj tha se udhëheqësit e Akademisë Policore të Turqisë kanë premtuar se do ta përkrahin në vazhdimësi QKSPEZH-in.