Telegram ngushëllimi
Vushtrri 27 qershor 2023 – Më pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë dr.sc. Nexhat Jashari profesor për shumë vite në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Profesor Jashari do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në përgatitjen e shumë gjeneratave të studentëve. Jashari ishte person me vlera të larta njerëzore, ishte atdhetar dhe intelektual.
Vepra dhe puna e profesor Jasharit do të jetë frymëzuese për gjithë kolegët e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, studentëve dhe gjithë atyre që e njohën, ndërsa në fushën e arsimit do të jetë përgjithmonë emër i respektuar dhe kontributdhënës në këtë fushë.
Në emër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike shprehi ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve të tij!
Profesor Jashari u prehtë të paqe!
Kastriot Jashari - zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike