U mbajt takimi i radhës i bordit

16.06.2023

Vushtrri, 16 qershor 2023 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u  mbajt mbledhja e rregullt e bordit ku u diskutuan çështjet kyçe rreth trajnimeve profesional dhe aktiviteteve që mbahen në Akademi. 


Në fillim u diskutua zgjedhja e kryesuesit të ri të bordit të Akademisë ku me shumicë të votave kryesues u zgjodh Kushtrim Hodaj, i cili njëheri është edhe Kryeshef Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës. 


Në këtë takim u diskutuan rreth disa çështjeve që kishin për qëllim përmirësimin e trajnimeve profesionale  në fushën e sigurisë publike. U vendos për krijimin e një grupi punës i cili do t’i kushtohet rishikimit të programeve dhe metodologjive të trajnimeve. Anëtarë të këtij grupi punës do të jenë zyrtarë nga agjencionet e sigurisë publike në vend.


Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutuan lidhur me procesin e akreditimit dhe validimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku gjatë këtij diskutimi u analizuan procedurat aktuale rreth akreditimit.


Në vazhdim u diskutuan informata për akreditimin institucional më qëllim të sigurimit të standardeve të larta të sigurisë së institucionit në tërësi. 


Në fund të takimit  zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari. përmendi disa aktivitete dhe vendime të rëndësishme që janë kryer në Akademi gjatë vitit që e lamë pas. Anëtarët e bordit shqyrtuan raportin vjetor të punës së Akademisë për vitin qe lamë pas  duke diskutuar kështu rreth objektivave për vitin aktuale. 


Në këtë mbledhje morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari,  Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Besim Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Arsim Tahiri, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahu, Taibe Canolli drejtoresh në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Bujar Gashi udhëheqës i drejtorisë për siguri publikë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shpresa Muharremi nga OSBE dhe zyrtarë tjerë nga Akademia dhe  agjencionet e sigurisë publike në vend.