Në QKSPEZH mbahet Miniolimpiada për personat me aftësi të kufizuara

17.06.2010
Vushtrri, 16 qershor ‘10– Në Qendrën e Kosovës për Siguri, Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të mbahet miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara. Miniolimpiada do të mbahet dy ditë radhazi të shtunën dhe të dielën (me datën 19 dhe 20 qershor). Hapja e ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën në ora 11:00, në QKSPEZH.

Miniolimpiada e cila  organizohet nga  “OPFAKOS”  përmban aktivitet të ndryshme sportive si: vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj. Numri i pjesëmarrësve parashihet të jetë afro 451 persona, të cilët janë kryesisht fëmijë të përcjellë nga familjarët e tyre dhe organizatorët.

Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) edhe kësaj radhe janë sponsor gjeneral i miniolimpiadës për persona me aftësi të kufizuar, duke mbështetur kështu pjesëmarrësit me transport, akomodim, ushqim dhe staf që vullnetarisht kanë shprehur dëshirën të punojnë gjatë këtyre 2 ditëve, enkas që të ndihmojnë pjesëmarrësit e miniolimpiadës.

Ftohen mediat qe ta përcjellin Miniolimpiaden.