Një delegacion nga Akademia Policore e Kroacisë vizitoi AKSP-në

04.04.2023

Vushtrri, 04 prill 2023 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacioni  nga Akademia Policore e Kroacisë (APK),  i kryesuar nga Lidija Pentavec, udhëheqëse e shërbimi për zhvillimin e arsimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë Akademi. 


Pentavoc ishte e shoqëruar nga  Aleksandar Čubrilo dhe Maja Pažanin,  zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Akademinë Policore të Kroacisë.

 

Delegacionin e priti zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Kastriot Jashari, e cili pasi iu dëshiroi mirëseardhje delegacionit  i njoftoi me të arriturat dhe aktivitetet e Akademisë.

 

Gjithashtu, gjatë takimit  delegacioni kroat u njoftua me stafin, trajnimet, shkollimet, bashkëpunimin dhe aktivitet tjera  të AKSP-së. 

 

Jashari, duke folur  rreth bashkëpunimit ndërkombëtarë që ka Akademia, ai u shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve  në fushën e sigurisë publike për zbatuesit e ligjit. 

 

Jashari, tha se bashkëpunim në mes dy  akademive, Akademisë Policore të Kroacisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur. 

 

Më këtë rast, gjatë takimit  në emër të  delegacioni nga Akademia  Policore e Kroacisë,  Aleksandar Čubrilo,  zyrtar policor në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Policor dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, bëri  një prezantim përmes të cilit  informoi  zyrtaret e AKSP-së lidhur me funksionimin dhe zhvillimet në Akademinë Policore të Kroacisë. 

 


Në fund të takimit të dyja palët shprehen interesim për të përfituar nga përvoja e njërës dhe palës tjetër.  Delegacioni kroat shfaqi shpresën që shumë shpejtë të dyja institucionet e sigurisë publike APK dhe AKSP të realizojnë disa projekte të përbashkëta që lidhen më trajnimet në fushën e sigurisë publike.