Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” vizitoi Akademinë
Vushtrri, 14 shkurt 2023 – Një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “LAUREA” në Finlanda i kryesuar nga drejtori për hulumtim dhe ekspertiza, Isto Mattila, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Vizita është realizuar në kuadër të bashkëpunimit që kanë këto dy institucionet, Universiteti “LAUREA” dhe Akademia.
Delegacioni u prit nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, Kastriot Jashari dhe stafin menaxhues.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me theks të veçantë në projekte të përbashkëta në fushën e hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit si dhe mundësinë e mobilitetit të stafit dhe studentëve.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm në Akademi, Kastriot Jashari, e informoi delegacionin për zhvillimet e fundit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Jashari foli edhe për trajnimet që mbahen në Akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia, projekt këto që kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike.
Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimin ndërkombëtar që Akademia ka më vende të ndryshme evropiane në fushën e sigurisë publike.
Delegacioni nga Universiteti “LAUREA” në Finlandë, ishte në përbërje të Isto Mattila, drejtor për hulumtim dhe ekspertiza, Harri Haapaniemi, udhëheqës i programit për hulumtim dhe siguri, hulumtimi i lartë dhe ekspertiza; Tuomas Tammilehto, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza, Petteri Partanen, ekspert për hulumtim dhe zhvillim dhe ekspertiza dhe Sari Heikkilä, ekspertiza, mirëqenia dhe shërbimet sociale.
Gjatë këtij takimi anëtarët e delegacionit bënë disa prezantime me temwn: Menaxhimi i kufijve, politikat e BE-së, Kriminologjia dhe Etika, fondet e projekteve të BE-së; Menaxhimi i kufijve, trafikimi. Tw pranishmit vlerwsuan se këto tema janë në interes të dy institucioneve Akademisë dhe Universiteti “LAUREA”.