Qeveria e Luksemburgut dhuroi donacion Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

12.12.2022

Vushtrri, 12 dhjetor 2022 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot ka pranuar donacion, pajisje të ndihmës së parë, nga  Qeveria e Luksemburgut.


Këto pajisje u cilësuan si shumë të nevojshme për Akademinë dhe për zyrtaret e sigurisë publike të cilët trajnohen në Akademi.


Ky donacion është dëshmi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Qeverisë së Luksemburgut, respektivisht ambasadën e Luksemburgut në Kosovë.


Më rastin e pranim dorëzimit të këtij donacion, u tha se pajisjet janë moderne të cilat do të përdorën për nevojat e zbatuesve të ligjit gjatë zhvillimit të trajnimeve në fushën e ndihmës së parë.


Seti i pajisjeve që i është dhuruar Akademisë përfshinë; Tre defibrilatorë të jashtëm, tri kabinete të ndihmës së parë, të cilat vendosen në muri, dhe tre CPR maska për ndihmën e parë.

Gjatë pranim dorëzimit të pajisjeve,  palët  nga Akademia dhe ajo nga Luksemburgu janë dakorduar  që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje, duke zhvilluar kështu aktivitete dhe duke realizuar projektet të ndryshme në kuadër të interesave të përbashkëta.