Akademia mbajti konferencën e katër shkencore ndërkombëtare
Vushtrri, 16 nëntor 2022 - “Pandemia COVID 19 ka qenë një sfidë e madhe për institucionet e sigurisë publike në Kosovë, rajon dhe botë”, kështu u vlerësua të mërkurën gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare më temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në integritetin e sektorit të rendit dhe sigurisë publike” , të organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë .
Në hapjen e konferencës u tha se hulumtimet që do të prezantohen do të jenë referenca shkencore për konceptin e siguri publike.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra i cili vlerësoj lartë organizimin e kësaj konferencë tha se hulumtimet që prezantohet gjatë konferencës ndikojnë në mënyrë direkt në arsim, në trajnime dhe në zbatimin e politikave në institucionet e sigurisë publike.
“Përmirësimi i arsimit dhe trajnimeve vjen si rrjedhojë direkt e hulumtimeve. Kjo konferencë shkencore do të kontribuoi në përmirësimin e veprimit të institucioneve të sigurisë publike. Hulumtimet që do të prezantohen në këtë konferencë do të jenë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave në rrafshin akademik” , tha Dobra.
Zëvendësministri Dobra falënderoi Akademinë për organizimin e konferencës dhe OSBE-në për mbështetjen që kjo konferencë të mbahet në Kosovë më një pjesëmarrje nga të gjitha vendet e botës.
Zëvendësuesi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari u shpreh i lumtur që Akademia në bashkëpunim më OSBE-në ka arritur të organizoj një konferencë me një rëndësi kaq të veçantë, siç është trajtimi i sfidave gjatë pandemisë COVID 19.
“Fakulteti i Sigurisë Publike vazhdimisht bën përpjekje që përveç fushës parësore që mbulon, pra studimet e larta në fushën e sigurisë publike, të ofrojë edhe një platformë hulumtimi përmes organizimit të konferencave ndërkombëtare shkencore”, u shpreh Jashari duke thënë që organizimi i kësaj konference mundëson që gjithë studiuesit të fushës së sigurisë nga rajoni, Evropa, SHBA të japin kontributin e tyre shkencor, i cili ju ndihmon në luftimit dhe parandalimit e fenomeneve negative.
Jashari falënderoi OSBE-në dhe ambasadorin Davenport për mbështetjen dhe financimin e kësaj konference.
Ndërsa, udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë, Michael Davenport, tha se gjatë pandemisë, agjencitë e zbatimit të ligjit luajtën një rol vendimtar në përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes COVID 19, në ruajtjen e rendit publik dhe promovimin e mjedisit më të sigurt për të gjitha komunitetet.
“Tani jemi me qetë sa i përket përhapjes së pandemisë dhe mendojë së është momenti i duhur të shohim së cilat janë mësimet që kemi nxjerrë, dhe çfarë kërkime janë bërë për sfidat e veçanta më të cilat është përballur siguria publike”, u shpreh Davenport duke thënë së misioni i OSBE-së krenohet me arritjet që janë bërë në të kaluarën.
Davenport tha se OSBE-ja, si një organizatë e sigurisë që mbështet parimet e demokracisë, zotohet se do të vazhdojë nw mbështetjen për institucionet e zbatimit të ligjit në avancimin e aftësive të tyre për të ruajtur një ndjenjë sigurie në shoqëri.
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda tha se si çdo institucion edhe IPK ka pas sfida gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.
“Rritja e numrit të ankesave të rasteve që jemi detyruar t’i trajtojmë, të mbikëqyrim se sa Policia e Kosovës po i zbaton masat dhe vendimet e qeverisë ka qen një sfidë”, tha Hoda. Hoda tha se organizimi i konferencës është shumë më rëndësi pasi që do të trajtohen të gjitha çështjet më të cilat janë ballafaquar institucionet e sigurisë publike gjatë pandemisë.
Taibe Canolli kolonele në Policinë e Kosovës foli për punën e policisë gjatë periudhës së pandemisë.
Canolli tha se edhe për Policinë e Kosovës periudha gjatë pandemisë ka qenë një sfidë. Canoli vlerësoj së organizimi i konferencës në fjalë do të mundësoi që institucionet e sigurisë publike do të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe sfida më të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë.
Në konferencë kanë marrë pjesë ekspertë të fushës së sigurisë nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Belgjika, Polonia, Turqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj, të cilët kanë paraqitur gjetjet e tyre për çështjet e sigurisë publike dhe ndikimin e pandemisë COVID-19.
Konferenca ka zgjatur dy ditë më radhë, dhe është konferenca e katër shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike