Në Akademi u mbajt mbledhja e rregullt e bordit

19.10.2022

Vushtrri, 18 tetor 2022 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  sot  u mbajt  takimi i rregullt i bordit, ku  u diskutua lidhur më  zhvillimet e fundit në Akademi. 

 

Gjatë takimit anëtaret e bordit të Akademisë u njoftua për ecurinë e trajnimeve dhe arsimit të lartë, ku vlerësuan së në këto procese është shënuar progres.


Bordi diskutoi rreth fillimit të vitit të ri akademik 2022/23 në Fakultetin e Sigurisë Publike (FSP).


Gjithashtu në takim u shqyrtua draft plani i  trajnimeve që pritet të mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike gjatë vitit 2023.

Po ashtu në takim pati diskutime lidhur me implementimin e  rekomandimeve të ekipit të eksperteve nga fusha e ri akreditimit, proceset aktuale të akreditimit për arsimin  e lartë atë institucional si  dhe për programin master.


Puna dhe suksesi i Akademisë u vlerësua  lartë nga të pranishmit në këtë takim.


Në këtë takim morën pjesë zëvendësuesi i  Drejtorit të  Përgjithshëm në Akademinë e Kosovë për Siguri Publike  Kastriot Jashari,  Prodekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovës të Kosovës Arsim Tahiri, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda, Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës Gazmend Hoxha, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm  të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Shefki Avdullahi, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë.