Disa ushtarë të KFOR-it slloven në Kosovë vizituan Akademinë
Vushtrri, 07 tetor 2022 – Një delegacion i KFOR-it nga Sllovenia i kryesuar nga Fedja Vraničar zëvendëskomandant i Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) në Komandën Regjionale Lindje të KFOR-it, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u takuan me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari.
Gjatë takimit, drejtori Jashari e njoftoi delegacionin e KFOR-it për zhvillimet në Akademi, duke u fokusuar në trajnimet profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike dhe në arsimin e lartë.
ZV/drejtori Jashari e njoftoj delegacionin në fjalë, për të arriturat e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Kastriot Jashari, shprehi gatishmërinë e tij për thellim e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe kontingjentit slloven të KFOR-it.
Ndërsa zëvendëskomandanti i Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT) në Komandën Regjionale Lindje të KFOR-it nënkolonel Fedja Vraničar përgëzoi Akademinë për të arriturat e saj, ndërkohë që vlerësoi se Akademia është institucioni më organizim më të mirë në Kosovë.
Vraničar premtoi se do të angazhohet që bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe institucioneve relevante nga Sllovenia të vazhdojë edhe më tutje, duke përfshirë edhe Fakultetin e Drejtësisë Penale dhe Sigurisë në Lubjanë të Universitetit të Mariborit.
Në fund të vizitës delegacioni i KFOR-it slloven vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.