Zv/drejtori Jashari u takua më drejtoreshën e INL-it Tamra Greig
Vushtrri, 21 shtator 2022 – Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Kastriot Jashari, u takua sot më drejtoreshën e sapo emëruar të Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë Tamra Greig, si dhe më ish drejtorin e INL-it Shawn Waddoups.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të INL-it ishte që Greig të njoftohet më për së afërmi më zhvillimet në Akademi, kurse ish drejtorit i INL-it vizitë lamtumirëse.
Gjatë takimit zv/drejtori Jashari e falënderoi drejtorin Waddoups për angazhimin, punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Akademinë gjatë mandatit të tij në Kosovë.
Më këtë rast Jashari përmendi në theks të veçantë kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht Ambasadës Amerikane në Kosovë, ICITAP-it, INL-it për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë dhe po jep Akademisë dhe gjitha institucioneve të sigurisë në vend.
Jashari i uroi ish drejtorit të INL-it Shawn Waddoups, suksese dhe punë të mbarë ku do që është.
Drejtori Jashari shprehu dëshirën e tij që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira më Ambasadën Amerikane, Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe ICITAP-in.
Në të njëjte kohë Jashari i dëshiroj mirëseardhje në detyrën e re Tamra Greig e cila u emërua drejtoresh e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë.
Jashari ritheksoi bashkëpunimin e mirë me INL dhe shprehi gatishmërinë për angazhimin e tij për thellimin e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë publike.
Ndërsa, ish drejtori i Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë Shawn Waddoups, pasi e quajti si shumë të rëndësishme periudhën e shërbimit të tij në Kosovë, përgëzoj Akademinë për të arriturat e saj që ka bërë deri më tani
Ai tha se gjatë qëndrimin në Kosovë ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend.
Ndërsa drejtoresha e sapo emëruar e INL Tamra Greig e falënderoi drejtorin Jashari për pritjen, ndërkohë që shprehi gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit më Akademinë në fushën e trajnimeve për siguri publike.
Në takim të pranishëm ishin edhe drejtori i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme Rrahim Rexha, Avni Istrefi udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Fitim Osmani udhëheqës i Divizionit për Planifikim Strategjik