Një delegacion nga Maqedonia e Veriut vizitoi Akademinë
Vushtrri, 01 shtator 2022 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoj një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga Muamet Rexhepi ndihmësministër i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Delegacioni u prit në takim nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari si dhe nga përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike në Akademi.
Qëllimi i vizitës është në kuadër të bashkëpunimit që Akademia ka me institucionet e sigurisë publike të Maqedonisë së Veriut.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Akademisë Kastriot Jashari e njoftoi delegacionin për aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Jashari gjatë takimit vlerësoj se kjo vizitë do të kontribuoj në forcimin e lidhjeve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Akademisë dhe institucioneve të sigurisë në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu zv/drejtori Jashari foli edhe për bashkëpunimin që ka Akademia me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Jashari duke u shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit vlerësoj se shkëmbimi i përvojave mes institucioneve të sigurisë është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur.
Ndërsa delegacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme nga Maqedonia e Veriut u interesuan kryesisht rreth metodave që ka Akademia për trajnimin dhe arsimimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Muamet Rexhepi ndihmësministër i Departamenti për Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunim falënderoj drejtorin Jashari për pritje duke thënë se qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për së afërmi më projektet e realizuara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Më këtë rast ndihmësministri Rexhepi u shpreh i gatshëm që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që vlerësoj së bashkëpunimi në realizimin e projekteve që avancojnë zyrtaret e sigurisë publike janë të mirëseardhura.
Pjesë e delegacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonisë së Veriut ishin edhe Marija Ancevska shefe e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Imran Jonuzi udhëheqëse e Njësisë për Bashkëpunim Shumëpalësh dhe Dragica Manevska udhëheqëse e Njësisë për Bashkëpunim Dypalësh.
Vizita u realizua nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, e cila përkrah Akademinë vazhdimisht në realizimin e projekteve.
Edward Anderson drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE gjatë takimi e njoftoi delegacionin nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonisë së Veriut për zbatimi e projektit të dygjuhësisë dhe përkrahja me softuerin për përkthim për Policinë e Kosovë.
Në fund në vizitës delegacioni në fjalë vizitoi kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.