Disa nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës vizituan Akademinë

08.07.2022

Vushtrri,  05 korrik 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  u mbajt një takim informues se si të rinjtë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian të inkuadrohen në institucionet e sigurisë publike në Kosovë, konkretisht në Policinë e Kosovës. Kjo vizitë u organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë.   

 

Në këtë takim informues morën pjesë afër tridhjetë nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë.  

Për procedurat e rekrutimit se si  bëhen  pjesë e Policisë së Kosovës të rinjtë nga komunitetet në fjalë i informoj majori i Policisë së Kosovës Faik Krasniqi. Gjatë këtij takimi majori Krasniqi i inkurajoi nxënësit nga komunitetet jo shumicë që të vazhdojnë shkollimin e tyre. 


Në  takim mori pjesë edhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Kastriot Jashari. Ai më këtë rast falënderoi misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen në zhvillimin e Akademisë që nga themelimi i saj e deri më sot.  “OSBE ka qenë partner i përhershëm i Akademisë që nga themelimi i saj. Pa bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore Akademia nuk do të ishte këtu ku është sot”, tha Jashari.

Jashari  u shprehur i  gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me OSBE-në në fushën e sundimit të ligjit, fuqizimin e rinisë në sektorin e sigurisë. 

 

Ndërsa udhëheqësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më mision në Kosovë ambasadori Michael Davenport falënderojë menaxhmentin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Policinë e Kosovës  për marrjen e kësaj iniciative të përbashkët  dhe të rëndësishme. Davenport, shprehi gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen e përfshirjes dhe përfaqësimit të balancuar të komuniteteve dhe gjinive në institucionet e sigurisë. 

 

Ambasadori Michael Davenport dhe zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari ju dhanë  mirënjohje nxënësve  dhe i inkurajuan që të marrin në konsideratë rrugët e karrierës në polici. 

Të rinjtë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian të Kosovës  të cilët ishin të shoqëruar nga  Sophie Guesne drejtoreshë e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë,  Aleksandra Jovanoviq  zyrtare e lartë për komunitete dhe  Maja Lehner zyrtare për të drejtat e njeriut vizituan kampusin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike si dhe hapësirën e ekspozimit të uniformave dhe pajisjeve tjera të institucioneve të sigurisë publike, donacion nga misioni i OSBE-së.