Një delegacion nga Garda Kombëtare e IOWA-së vizitoi Akademinë
Vushtrri, 05 korrik 2022 –Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi sot një delegacion i Gardës Kombëtare nga IOWA e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u takuan më zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jasharin.
Delegacioni ishte i kryesuar nga Kirk Westvold asistent i shefit të policisë të qytetit Norwalk të IOWA –së.
Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe shteti të IOWA.
Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari duke iu dëshiruar mirëseardhje delegacionit i informoi për zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Gjatë këtij takimi Jashari foli për trajnimet që mbahen në akademi ku marrin pjesë të gjithë zbatuesit e ligjit, për projektet që ka realizuar Akademia të cilat kanë të bëjë më fushën e sigurisë publike.
Po ashtu delegacioni u informua edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar që ka Akademia me vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë në theks të veçantë më SHBA-në
Ndërsa delegacioni nga IOWA-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), u interesuan rreth procesit të trajnimeve qe mbahen në Akademi.
Delegacioni në fjalë u shprehen të hapur që bashkëpunimi me Akademinë në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit të vazhdojë edhe me tutje.