Në Akademi u mbajt takimi i radhës i bordit
Vushtrri, 01 korrik 2022 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot u mbajt takimi i radhës i bordit ku u diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Akademi.
Gjatë takimit anëtaret e bordit u njoftuan për fillimin e trajnimeve profesional të kadetëve të rinj të Policisë dhe Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).
Në vazhdim të takimit anëtarët e bordit kanë diskutuar për përcaktimin e kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2022/23 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi.
Zëvendësuesi i Drejtori të Përgjithshëm të Akademisë Kastriot Jashari i njoftoi anëtaret e bordit rreth ecurisë së punës si dhe për trajnimet dhe aktivitetet që janë duke u mbajtur në Akademi.
Jashari tha së Akademia e Kosovës për Siguri Publike i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e trajnimit të gjeneratës së re të Policisë së Kosovës dhe atë të Shërbimit Korrektues të Kosovës që tashmë ja ka filluar.
Pikë e rendit të ditës ishte edhe njoftimi për dinamikën e punës dhe aktiviteteve të grupit punës për hartimin e dokumenteve përkatëse për hapjen e programit master në sigurinë publike në Fakultetin e Sigurisë Publike.
Tutje anëtaret e bordit përveç tjerash u njoftuan edhe për ecurinë e ri akreditimit të Akademisë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë takim morën pjesë zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Kastriot Jashari, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti njëherit edhe kryesues i bordit, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës Sami Gashi, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sporvues të Kosovës Arsim Tahiri, udhëheqësi i Departamentit për Menaxhimin e Ankesave në Inspektoratin Policor të Kosovës Bajram Fetahu, udhëheqës i Departamentit në Drejtorinë e Zbatimit të Ligjit në Doganën e Kosovës Driton Azemi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në misionin e OSBE-së në Kosovë Edward Anderson si dhe zyrtarë të lartë të Akademisë.